Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se zgjedhjet e djeshme dhanë rezultatin që donte qytetari, dhe që për disa elemente, ishte surprizë. Por, sipas tij, për disa elemente të tjera nuk ishte.
Gjithsesi, sipas tij, fitoi fryma e ndryshimit.
Përveç kësaj, Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka shtuar se “AKR si pjesë e frymës për ndryshim ka negociuar prej një kohe bukur të gjatë me Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Kemi arritur përputhje relativisht të madhe në programe. Nuk kemi parë ndarje postesh, por konvergjim programesh. Kemi patur divergjenca për rolin e shtetit në ekonomi, por dhe për raportin me perëndimin. Unë punova njëkohësisht për krijimin e një fronti të madh për ndryshimin, që të përfshinte dhe LDK-në. Nuk arritëm dot për shumë arsye, por urat kanë mbetur të ngritura. Më vjen mirë që më në fund dhe zotëri Kurti në një mesazh publik për miqtë tanë perëndimorë e rikonfirmoi këtë orientim”, ka shkruar ndër tjerash Pacolli.
Më poshtë e keni postimin e plotë:
AKR…rol kyq në të kaluerën dhe në të ardhmën politike të Kosovës!
AKR forca përcaktuese e çdo konfiguracioni të ardhshëm
Zgjedhjet e djeshme dhanë rezultatin që donte qytetari, dhe që për disa elemente, ishte surprizë.
Për disa elemente të tjera nuk ishte.
Fitoi fryma e ndryshimit.
Votuesit e partive shqiptare kundër establishmentit që ka dominuar Kosovën tash dhjetë vjet, janë më shumë sesa gjysma e numrit tërësor të votuesve.
Vetëvendosja që ishte koherente, e palëkundur në këtë qëndrim rezultoi partia numër një dhe për këtë meriton çdo lëvdatë.
E tash AKR-ja ?
AKR nuk arriti rezultatin që meriton për shkak të vështirësive që ka patur votuesi për t’u orientuar në koalicionet e krijuara, problemeve në një fushatë komplekse, etj.
Por ka diçka që nuk ndryshon :
AKR-ja ka qenë dhe mbetet aktore cilësore pro ndryshimit në Kosovë. Që nga 2007 deri më sot.
Kur AKR hyri në skenën politike të Kosovës, AKR ishte partia e pajtimit të bllokut të partive të luftës me pjesën tjetër të partive të paqes.
Në këtë qasje AKR nuk gaboi.
A nuk ishte Presidenti Rugova që bëri koalicion të LDK-së me AAK-në, duke i dhënë kryeministrin ?
Ne u përpoqëm që t’i jepnim qeverisjeve të ndryshme në Kosovë, programin tonë, ekspertizën tonë, zgjidhjet tona unike, të posaçme për gjyqësinë, për Trepçën, për bujqësinë, për investimet, për Bashkimin kombëtar ekonomik, etj, por u sabotuam rregullisht.
Kësisoj ne vendosëm përkundrejt presioneve, shantazheve të bëjmë zgjidhjen tonë autonome. Larg atyre që nuk e duan Kosovën, që nuk dinë të qeverisin, nuk duan të qeverisin si duhet.
Sot ne jemi në një situatë tjetër.
Tash dhjetë vjet i njëjti grup qeverisës kërkon të mbetet në pushtet, kokëfortë në gabimet e veta që i kanë kushtuar Kosovës. Pavarësisht se ata sot janë koalicion më i gjerë, prapëseprapë ai dominohet nga të njëjtët njerëz në skenë dhe prapaskenë.
AKR si pjesë e frymës për ndryshim ka negociuar prej një kohe bukur të gjatë me Lëvizjen Vetëvendosja.
Kemi arritur përputhje relativisht të madhe në programe. Nuk kemi parë ndarje postesh, por konvergjim programesh. Kemi patur divergjenca për rolin e shtetit në ekonomi, por dhe për raportin me perëndimin. Unë punova njëkohësisht për krijimin e një fronti të madh për ndryshimin, që të përfshinte dhe LDK-në. Nuk arritëm dot për shumë arsye, por urat kanë mbetur të ngritura. Më vjen mirë që më në fund dhe zotëri Kurti në një mesazh publik për miqtë tanë perëndimorë e rikonfirmoi këtë orientim :
Kosova do ruajë raportin e privilegjuar me Perëndimin, me ata që e çliruan, duke ndërtuar një shtet serioz, të pakorruptuar që nuk abuzon me ndihmën perëndimore.
AKR e rikonfirmon fuqishëm bindjen e vet se Kosovës i duhet ndryshimi i madh. Forcat e ndryshimit janë më shumë sesa gjysma e elektoratit.
AKR është përcaktuese në konfirmimin në pushtet të forcave të ndryshimit dhe do të kontribuojë në këtë ndryshim me ndershmërinë e vet, me moderacionin e vet, me diturinë e vet, me ekspertizën e vet, me programin e vet.
Ne jemi të bindur se çdo qeveri e ardhshme duhet të ketë prioritetin numër një zhvillimin ekonomik dhe shtetin ligjor.
Në çdo rast, në mënyrë konsensuale, çdo qeveri do duhet të iniciojë një reformë të gjerë kushtetuese që ndryshon sistemin zgjedhor, që fut zgjedhjen e presidentit nga populli dhe ndryshime të tjera.
AKR është e gatshme që të luajë rolin që i lipset vendit.(sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri