LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Veteranëve të rrejshëm t’iu ndalen pagat

Pacolli: Veteranëve të rrejshëm t’iu ndalen pagat

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka propozuar se nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, mjetet që i merrnin ata, të shkojnë tek familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë, se po ndjek me vëmendje të ashtuquajturën çështje të veteranëve të rrejshëm dhe e mirëkupton qëndrimin e aleatëve amerikanë rreth saj.

Postimi i plotë i Pacollit:


“Shteti duhet t’ia heqë paratë veteranëve të rrejshëm dhe t’ja japë ato mjete familjeve me viktima gjatë luftës

Po ndjek me vëmendje të ashtuquajturën çështje të veteranëve të rrejshëm.

E mirëkuptoj qëndrimin e aleatëve tanë amerikanë rreth saj; miqtë na ndihmojnë financiarisht dhe kanë të drejtë të dinë ku përfundojnë paratë e tyre. E mirëkuptoj dhe shqetësimin e shoqërisë civile. Nuk kam asnjë koment për çështjen sa kohë që po heton prokuroria, unë jam politikan dhe nuk dua të ndikoj tek drejtësia.

Por kam një propozim:

Nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, unë do propozoj që mjetet që i merrnin ata, të shkojnë tek familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar. 

Shteti i Kosovës, shoqëria ja u ka borxh këtyre familjeve që kanë një, dy apo më shumë viktima. Unë vetë ndihmoj shumë prej tyre, por shteti duhet të ndihmojë institucionalisht. Kështu do të bënim drejtësi të vërtetë me viktimat e luftës” , ka shkruar Pacolli.

Haradinaj thotë se pensionet do t'i marrin edhe veteranët e rrejshëm deri të vendosë gjykata
Lexo po ashtu Haradinaj thotë se pensionet do t'i marrin edhe veteranët e rrejshëm deri të vendosë gjykata

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, në një intervistë të premtën, duke folur rreth çështjes së listave të veteranëve, ka thënë se janë bërë gabime të mëdha, pasi në listën e veteranëve të rrejshëm janë futur veteranët e vërtetë.

Ai ka thënë se pensionin do të vazhdojnë ta marrin të gjithë dhe askujt nuk do t’i ndalohet derisa gjykata të marrë një verdikt në lidhje me këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori