LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Do ta shtrijmë prezencën diplomatike gjithandej nëpër botë

Pacolli: Do ta shtrijmë prezencën diplomatike gjithandej nëpër botë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Bangladeshit është lajm i mirë dhe një hap tjetër në drejtim të rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Pacolli, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike në mes dy vendeve tha se Kosova do ta vazhdojë praktikën e tillë të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe do ta shtrijë prezencën dhe përfaqësimin tonë diplomatik gjithandej nëpër botë.

Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësuesi i përhershëm i Bangladeshit në Kombet e Bashkuara, Ambasadori, Masud Bin Momen, dhe  konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija.


“Nëpërmjet kësaj, dy qeveritë janë pajtuar që të thellojnë marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve, të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit dy-palësh, si dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në rrafshin e politikës ndërkombëtare.  Të frymëzuar nga parimet e Kartës së OKB-së, të dy shtetet janë zotuar se do të angazhohen në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe ndihmës në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Për qëllime dokumentimi dhe praktike, Marrëveshja është deponuar edhe në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Bangladeshi njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran në muajin shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

​Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

Lajme
Kalo në kategori