LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: UNMIK-u ka luajtur rol pozitiv, por rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë

Pacolli: UNMIK-u ka luajtur rol pozitiv, por rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka luajtur rol pozitiv, por tani që rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë dhe Kosova është një vend me një klimë ndër-etnike shumë të qetë, do duhet të transformohet në “shtëpinë e përbashkët të misioneve të OKB-së në Kosovë”.

Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas një takimi pune me Nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Amasadoren, Rosemary DiCarlo.

“Me Nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren, Rosemary Dicarlo pata një takim pune, gjatë të cilit e informova për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i ofrova vizionin tonë për marrëdhënien e Kosovës me OKB-në. I thashë se UNMIK-u ka luajtur rol pozitiv, por tani që rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë dhe Kosova është një vend me një klimë ndër-etnike shumë të qetë, do duhet të transformohet në shtëpinë e përbashkët të misioneve të OKB-së në Kosovë”, ka thënë kryediplomati kosovar Pacolli. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori