LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Serbia s’ka pse thotë që e njeh Kosovën, duhet vetëm ta bëjë atë

Pacolli: Serbia s’ka pse thotë që e njeh Kosovën, duhet vetëm ta bëjë atë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle ku ka thënë se Serbia nuk duhet të thotë se e njeh Kosovën, por që duhet të veprojë ashtu.

Ai ka thënë se “realiteti është që Serbia mund të ketë ndikim në rajon” dhe që Kosova ka një vijë kufitare të gjatë me të, prandaj Prishtina sipas tij dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me të, përcjellë Klan Kosova.

Në këtë intervistë të dhënë në gjuhën serbe, Pacolli, në pyetjen direkte nëse ai pret që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovë, ai është përgjigjur: “Një ditë po”.


“Çdo herë e kam thënë që ata nuk duhet ta thonë atë, por duhet ta bëjnë atë”, ka shtuar ai.

I pari i diplomacisë kosovare ka thënë se beson shumë në mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve.

Ai ka thënë se në Beograd ka qenë në vitin 1998 ku është takuar me Sllobodan Millosheviq. Kurse sa i përket një vizite të mundshme të re, ai është përgjigjur se ka takuar shkurtimisht presidentin serb, Aleksandër Vuçiq si dhe ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“S’kam asgjë kundër tyre, kemi pasur takime të shkurta, ata ishin të sjellshëm dhe shpresoj në më shumë takime të atilla. Do të shkoj në Beograd, kjo varet nga vullneti i Prishtinës dhe Beogradit”, ka pohuar Pacolli.

I pyetur për ndarjen e mundshme të Kosovës, Pacolli është thirrur në Planin e Ahtisaarit, që specifikon që nuk mund të ketë ndarje dhe bashkim me ndonjë shtet tjetër.

“Koha kur kufijtë mund të ndryshonin ka kaluar”, ka thënë Pacolli.

Deutsche Welle raporton që ai nuk është përgjigjur direkt në pyetjen nëse do të ketë bashkim kombëtar.

“Kosova do të ketë marrëdhënie të përkryera me të gjitha vendet e rajonit, veçanërisht me Shqipërinë. Kemi mbledhje të përbashkëta të qeverive, do të përpilojmë dokumente të përbashkëta, do të lejojmë lëvizjen e lirë të njerëzve, jemi drejtuar ka Evropa dhe e dimë se kufijtë një ditë s’do të kenë asnjë kuptim”.

Më tej Pacolli është pyetur nëse ka paguar shtetet – veçanërisht ato të varfrat për të njohur pavarësinë e Kosovës, ku ka vendosur që të mos përgjigjet.

“Nuk do të përgjigjem në këtë pyetje pasi që duket pak banale”, është shprehur Pacolli.

Tutje sa i përket problemi që pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Pacolli ka shtuar: “Kosova nuk është fajtore për ndodhitë në Spanjë, apo për problemet me vendet tjera që nuk e kanë njohur Kosovën”.

Kurse për marrëdhëniet me Rusinë, Pacolli ka thënë se Kosova është vend i vogël që duhet të ketë mik çdo kë.

“Ne nuk zgjedhim blloqe, lindje e perëndim, ne kemi nevojë për horizont të hapur, jemi vend modern dhe duam të jetojmë me modernitet në këtë botë moderne, ku njerëzit, idetë, kapitali dhe të mirat lëvizin, këtë e duam për Kosovën çdo kund dhe kjo e respekton Rusinë. Nuk kemi asgjë kundër Rusisë, është një vend me vlera dhe do të sigurohemi që të kemi marrëdhënie të mira”.

Për kundërshtimin e shtetit rus karshi pavarësisë së Kosovës, Pacolli ka shtuar se “gjithçka është politikë”.

“Puna jonë është ta bindim Rusinë që e kanë gabim dhe se ne kemi të drejtën të jetojmë aty, kemi miq dhe se jemi shtet i pavarur”, ka thënë Pacolli tutje.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori