LAJMI I FUNDIT:

Pacolli ndjen kënaqësi, ia shtrëngon dorën Donald Trumpit (Video)

Pacolli ndjen kënaqësi, ia shtrëngon dorën Donald Trumpit (Video)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ka pasur rastin t’ia zgjasë dorën presidentit amerikan, Donald Trump.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ishte kënaqësi t’ia shtrëngonte dorën Presidentit Donald Trump.

“Kënaqësi të ja shtërngoj dorën Presidentit Donald Trump!!!”, ka shkruar Pacolli.


Pacolli më herët, derisa Donald Trump ishte kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte thënë se Trump është mik i tij.

Madje Pacolli ka treguar se miliarderit nga New Yorku ia ka anuluar takimin në momentet e fundit – jo vetëm një herë, por dy herë. /Telegrafi/