LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, thotë se Qeverinë duhet ta formojë opozita

Haradinaj përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, thotë se Qeverinë duhet ta formojë opozita

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e qeverisë.

Ai thotë për KosovaPress se qeverinë duhet ta formojë opozita dhe sipas tij ka komunikim për këtë.

“Besoj që veç shihet se shumicën e ka opozita, kuptohet pas afateve kushtetuese opozita mund ta krijojë qeverinë. Besoj kjo është ajo që na takon neve si opozitarë, që të bashkohemi dhe të krijojmë qeverinë nga opozita. Ka komunikim të ndërsjellë [me opozitën], nuk ka ndonjë avancim konkret për shkak se janë edhe afatet kushtetuese, por besoj ka gatishmëri që të ecim”, deklaroi Haradinaj.


Haradinaj thotë se qëndrimi i AAK-së është një qeveri prej opozitës, derisa pyetet se në cilin rast do të bashkëpunonte me partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton KosovaPress.

“Ne jemi në opozitë dhe si opozitarë angazhohemi me i dhënë Kosovës qeverinë e shumicës së opozitës. Ky është qëndrimi dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, shton ai.

Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës dhe e katërta, sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se të enjten për A2CNN se “lehtësia me të cilën po diskutohet një qeveri e opozitës nuk është reale” duke pasur parasysh sipas saj numrat e dallimet mes partive politike, përcjellë KosovaPress.

Ndërkaq, e pyetur nëse janë të hapur për bashkëpunim me Nismën e Fatmir Limajt që ka siguruar tre deputetë në Kuvend, Kusari-Lila deklaroi se nuk mjafton vetëm gatishmëria.

Në trend Lajme

Më shumë
Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në

Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

Lajme

"15 vjet në burg, zgjodhi lirinë e popullit, jo lirinë e tij" djali i Jakup Krasniqit me një dedikim prekës

Lajme
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Politikë
“Kuvend e Qeveri sa më parë – të gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez për liderët e Kosovës

“Kuvend e Qeveri sa më parë – të gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez për liderët e Kosovës

Politikë
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Kalo në kategori