LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Me mirëqenie ekonomike e marrin nën kontroll veriun e Kosovës

Pacolli: Me mirëqenie ekonomike e marrin nën kontroll veriun e Kosovës

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka theksuar se problemet me veriun e Kosovës do të mund të zgjidheshin vetëm me mirëqenie ekonomike.

Ai në emisionin “Zona B” të Klan Kosova, ka theksuar se veriu i vendit nuk mbahet me forcë, duke shtuar se “ne duhet të investojmë në veri sa që është shqiptarët nga jugu të shkojnë në atë anë dhe të punojnë”.

“Puna do t’i tërheq njerëzit në atë pjesë. Vetëm me ngritjen e mirëqenies ekonomike, veriun e kthejmë 100 për qind nën kontroll”, tha Pacolli.


Ai ka treguar edhe kur pati shkuar në veri të vendit, sa ishte president, ka menduar vetëm për interesin e Kosovës.

Ai ka deklaruar se shumë njerëz i patën rekomanduar mos ta bëjë atë vizitë, por se nuk ka pasur dyshime me atë rast.

“Në moment që kam vendosur të shkoj në veri, kam menduar vetëm interesat e shtetit. Duke e ndjerë veten si qytetar i parë i Kosovës kam menduar vetëm interesin e vendit. Ka qenë rrezik që një pjesë e territorit mund të shkëputet. Nuk ka pasur njeri që nuk më ka rekomanduar të mos shkoj. Atëbotë e pata njoftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, se do të shkoj në veri. Dhe i kam treguar se do të shkoj, me ose pa të. Kam pasur presion të madh edhe nga KFOR-i, nga EULEX-i, nga ambasadat, për të mos shkuar. Nuk kam pasur dyshime, as frikë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori