LAJMI I FUNDIT:

Pacolli kërkon mbështetjen e Arabisë Saudite për shtimin e njohjeve

Pacolli kërkon mbështetjen e Arabisë Saudite për shtimin e njohjeve

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar të ngarkuarin me Punë të Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Almeyat, nga i cili kërkoi mbështetjen e Arabisë Saudite për shtimin e njohjeve.

Pacolli e vlerësoi si të jashtëzakonshme ndihmën saudite në gjithë fushat, duke filluar me njohjen e hershme, që përcaktoi një fluks tjetër njohjesh të Kosovës prej vendeve të tjera arabe dhe islamike.

Ai, tutje kërkoi,që Arabia Saudite të shtojë numrin e studentëve kosovarë në degë të tjera si mjekësia, inxhinieria, etj, veç degëve teologjike.


Ministri Pacolli kërkoi, gjithashtu që të firmosen marrëveshje të reja bashkëpunimi si dhe të vendoset reciprociteti në lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Në vazhdim të takimit, Pacolli e quajti të nevojshme angazhimin e shtuar të Arabisë Saudite si vend mik për shtimin e njohjeve, duke i kërkuar edhe vende specifike me të cilat ky shtet ka marrëdhënie të shkëlqyera.

“Ministri Pacolli e njohu mysafirin me legjislacionin kosovar për investimet e huaja dhe kërkoi  përfshirjen e Odës Ekonomike të Riadit dhe Xhedas për të sjellë ndërmarrës sauditë në Kosovë. Ministri Pacolli i përcolli ftesën e shtetit të Kosovës, për Mbretin dhe Princin trashëgimtar, që të vizitojnë sa më shpejt vendin tonë”, thuhet në njoftim.

“I ngarkuari i me Punë i Arabisë Saudite, Fayez Almeyat e njohu Kosovën me disa akte agresioni në dëm të vendit të tij me përfshirje të vendeve fqinje dhe kërkoi solidaritetin e shtetit tonë kundër këtyre akteve. Ministri Pacolli e garantoi për këtë mbështetje në linjë me qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori