LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të hapë ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kosova do të hapë ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, është pritur nga ministri i Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka diskutuar për çështje që prekin interesin e të dyja vendeve.

Në takim u diskutua edhe për sinkronizmin e punëve të përbashkëta për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku samiti i radhës i kësaj organizate do të mbahet në Abu Dabi.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i EBA-s, ka premtuar shtimin e angazhimit të tij në çështje që ndërlidhen me forcimin e subjektivitetit dhe integrimit të mëtutjeshëm ndërkombëtarë të Kosovës.


Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në EBA, ka qenë një temë tjetër diskutimi në aspektin politik dy-palësh, dhe është rënë dakord, që Ministria e Jashtme e Kosovës t’i fillojë procedurat e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Abu Dabi që nga java e ardhshme.

Në lidhje me çështjet e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, ministri i Jashtëm, Pacolli, përmes homologut të tij, i ka bërë thirrje investitorëve potencialë nga EBA për të investuar në Kosovë, gjë e cila është mirëpritur nga bashkëbiseduesi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori