LAJMI I FUNDIT:

Pacientët me mbështetje mekanike të zemrës në RMV, kërkojnë barna moderne

Pacientët me mbështetje mekanike të zemrës në RMV, kërkojnë barna moderne

Ministria e Shëndetësisë nuk u përgjigjet kërkesave të personave me mbështetje mekanike të zemrës për blerjen e barnave të reja dhe moderne. Shoqata “Zemra e guximshme” thotë se në Maqedoni përdoren barna me formula të vjetra 50 vjeçare. Ata kërkojnë që shteti të prokurojë barna moderne, siç është ilaçi “Entresto”. Për këtë, thonë ata, janë detyruar të shkojnë jashtë vendit për t’i blerë ato.

“Nuk përmendin nëse do të vazhdojmë të paguajmë apo jo participime për shërbimet tona shëndetësore që na ofrohen. Kjo përsëri ngjan me zvarritjen e çështjeve dhe blerjen e pikëve të vogla ditore-politike, gjë që është e gabuar. Nuk duam ta politizojmë çështjen”, deklaroi Vasko Joleski – kryetar i “Zemra e guximshme”.
Nga Shëndetësia thonë se të gjithë këta pacientë janë në listën e pritjes për transplant zemre.

“Zgjedhja e pranuesve të zemrës, kur ka dhurues, bëhet sipas kritereve të përcaktuara klinike sipas protokolleve europiane…”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.


“Ne nuk e mohojmë që disa nga pacientët me mbështetje mekanike janë në lista, por nuk shohim shpresë sepse deri më tani asnjë pacienti nuk i është transplantuar dhe nuk përmendet se do të transplantohet”, u shpreh Vasko Joleski – kryetar i “Zemra e guximshme”.

Këta pacientë, rreth 20 në numër, prej vitesh jetojnë me pompë zemre të implantuar që punon me bateri. Ata thonë se të paktën një pacient të kishte marrë zemër të re deri më tani, do të kishin shpresë se gjërat do të ndryshonin./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori