LAJMI I FUNDIT:

Pacientet e huaj zgjedhin Spitalin Amerikan

Pacientet e huaj zgjedhin Spitalin Amerikan

Spitali Amerikan vazhdon të jetë lider mbi ofrimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, në sajë të arritjeve shumë të larta profesionale në fushën e mjekësise në rang kombëtar.

Numri i madh i pacientëve, besimi dhe shpresa që është krijuar ndër ta, flet shumë për kete spital. Flet për reputacionin e krijuar në nëntë vite punë të palodhur. Tashmëspitali vlerësohet edhe në rang ndërkombëtar. Shembulli konkret që vërteton këtë gjëështë edhe pacienti i rradhës i cili ka udhëtuar nga shtëpia e tij, në Uells të Britanisë së madhe për mbi 15 orë rrugë për të ardhur në Spitalin Amerikan në Tiranë. Bruce Turner është 63 vjecar dhe vuante nga një sëmundje e komplikuar e cila kërkonte një ndërhyrje shumë të specializuar kirurgjikale dhe një ndjekje në dinamik të pacientit.

Operacionin eshte kryer nga kirurgu i përgjithshëm Dr. Burak Koza sëbashku më gjithë ekipin mbështetës. Tashmë ky pacient, të cilit ia kishin anulluar shume herë operacionin në Uells, do tëkthehet atje i befasuar nga niveli i mjekësisë dhe profesionalizmit në Spitalin Amerikan. Turizmi mjekësor në Shqipëri i përfaqësuar denjësisht nga Spitali Amerikan, nuk ndihmon vetëm Spitalin Amerikan por është dhe një marketing mjaft mbresëlënës dhe për vendin tonë në përgjithësi duke ndihmuar kështu sado pak në zhvillimin e turizmit në cdo form të tijën.

Në planet afatgjata të Spitalit Amerikan është edhe zhvillimi i turizmit shëndetësor në Kosovë. Për këtë jemi duke investuar shumë në ifrastrukturë, teknologji dhe staf mjekësor të kualifikuar, në menyrë që të konkurojmë denjësisht vendet e rajonit si Maqedonia, Sërbia dhe Turqia dhe ta rikthejmë shëndetësinë e Kosovës në nivelin që të gjithë e dëshirojmë.


Shëndeti është absolutisht gjëja më e shtrenjtë për njeriun, dhe për këtë Spitali Amerikan ka treguar se shpëtimi i jetëve dhe siguria e shëndetit është puna më triumfuese.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori