Telegrafi

Pacientë të ftohur dhe me fraktura mbushin spitalet në Maqedoni

Oborret e spitaleve janë të mbushur me pacientë të cilët kanë përfunduar me fraktura ose lëndime tjera, për shkak të të ftohtit dhe rrugëve të ngrira. Vetëm në Shkup, së paku 200 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Më shpesh janë ata me fraktura në dorë, ndërsa më shumë ndihmë kanë kërkuar në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naum Ohridski”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“4 ditët e kaluara janë paraqitur 127 pacientë, 11 janë hospitalizuar, shumica e tyre janë me fraktura në dorë, këmbë ndërsa kemi pasur edhe pacientë të sëmurë të cilët kanë pastruar pa doreza”, deklaroi mjekja Jasmina Çabukovska.

Ambulantat vazhdojnë të jenë të mbushura e pacientë të ftohur. Për dallim nga ata me grip, ata vazhdojnë me intenzitet më të ulët./Telegrafi/