LAJMI I FUNDIT:

Pa zgjidhjen e problemit shqiptar s’ka stabilitet në Ballkan

“Është larg mendjes që Evropa të mund të ushtrojë paqen duke humbur të drejtat e këtij kombi, ose duke e ndarë tokën e tij. Pa u siguruar liria e plotë e shqiptarëve është i pamundur ndalimi i luftës, dhe parimi për të ndarë tokën shqiptare do të hap një plagë të re e të helmatisur në politikën e Ballkanit…”- (Xhorxh F. Wiliams, ish-ambasador amerikan në Greqi)

Këto janë fjalët që shkroi ky burrështetas amerikan në librin e tij për “Shqiptarët” në vitin 1914, duke apeluar në Amerikën dhe forcat progresiste dhe liridashëse të botës, për ta shpëtuar popullin shqiptar nga fqinjët grabitqar, të ndihmuar nga politika e Evropës, të cilët përmes konferencave të ndryshme antishqiptare, ia kanë pamundësuar për të qenë i lirë dhe i bashkuar.

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, politika shqiptare ende po çalon nga sëmundja e vjetër e mungesës së një Strategjie të përbashkët kombëtare dhe plani unik për zgjidhjen e problemit shqiptar në Ballkan. Mungesa e projektit të bashkimit kombëtar ka ndikuar që problemi shqiptar të trajtohet si i copëzuar në periudha të ndryshme nga politika ndërkombëtare. Nga përfundimi i diktaturës në Shqipëri, Kosovë dhe gjetiu, politika shqiptare kishte humbur kohë duke u marrë me veten, dhe vetëm atëherë kur ajo filloi të konkretizohet me luftën e UÇK-së, u bë e mundshme që diplomacia ndërkombëtare të marrë në konsideratë aspiratat e tyre për liri dhe pavarësi.


Kështu, kjo luftë e detyroi faktorin ndërkombëtar të ngre një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën në vitin 1999, e cila u mbajt në Rambuje të Francës. Për fat të keq, kjo marrëveshje nuk është nënshkrua nga pala serbe dhe kishin filluar bombardimet e NATO-së ndaj forcave ushtarake e policore serbe, të cilat masakronin popullsinë civile. Më 10 qershor të vitit 1999, Serbia u detyrua të kapitulloj dhe të nënshkruar “Marrëveshjen e Kumanovës” për largim të detyrueshëm nga Kosova. Kosova mori status të mbikëqyrur ndërkombëtar për një kohë të caktuar, duke përjashtuar përfundimisht administrimin e dhunshëm serb

Pas kësaj, në vitin 2000-2001 patëm konfliktin e Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), me ç’rast edhe ky konflikt u mbyll me “Marrëveshjen e Konçulit”, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të këtij rajoni në kuadër të shtetit serb.

Më 2001, ndodhi konflikti në Maqedoni në mes popullatës shqiptare dhe pushtetit sllavo-maqedonas. Po ashtu, me ndërmjetësim ndërkombëtar u arrit “Marrëveshja e Ohrit” që shqiptarët nga pakica nacionale të trajtohet si nacionalitet, një nocion i shpikur enkas për ta nga diplomacia ndërkombëtare. Edhe kjo marrëveshje kishte për obligim avancimit e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet, të cilët përbëjnë rreth 30 për qind të tyre.

Të gjitha këto marrëveshje ishin produkt i sakrificës dhe gjakut të derdhur të popullsisë shqiptare në këto treva. Një pjesë e politikës shqiptare ishte në mbështetje të saj, ndërsa pjesa dërmuese e saj kishte qëndrim indiferent duke qëndruar servile dhe ishte bashkëkoperuese me faktorin ndërkombëtar. Ajo nuk kishte guximin të marrë përgjegjësi historike që të prijë për realizimin e projektit të lirisë dhe bashkimit kombëtar. Kalkulimet e tyre ishin të pjesshme, njëherë duhet të zgjidhet problemi i Kosovës, pastaj zgjidhen edhe problemet tjera vetvetiu. Ose teoria e tyre se bashkimi i këtij populli do të ndodhë në projektin e Evropës së bashkuar. Kjo teori edhe sot kësaj dite është dominonte në kokat e pushtetarëve dhe elitave politike, si në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Ky është një fakt i pamohueshëm dhe shumica e tyre mendojnë në formë të tillë. Ata presin që dikush tjetër t’ua udhëheqë rrugën e lirisë dhe bashkimit kombëtar .

Nuk mund të mohohen fakti tjetër se sot Shqipëria, Kosova dhe rajonet tjera shqiptare kanë pësuar një transformim të madh shoqëror. Sidomos, nëse merret fakti i rëndësisë së rrugës Durrës-Morinë-Prishtinë, e cila rrugë lidh bregdetit shqiptar me Kosovën dhe viset tjera. Ky është një projekt që i paraprinë bashkimit të këtij kombi. Por, tani çfarë duhet të bëjnë liderët shqiptar? Ata duhet të ulen së bashku, në radhë të parë të mos mendojnë për pushtetin e tyre dhe të hartojnë planin e përbashkët të integrimit të këtij populli. Për mes këtij plani të detyrojnë faktorin ndërkombëtar të pranojnë realitetin e ri në rajon dhe shqiptarëve t’u lejohet të integrohen së pari në mes veti si popujt tjerë të Evropës. Këta politikanë duhet të rishikojnë politikën e tyre me faktorin ndërkombëtar në mënyrë që Evropën ta detyrojë ti mbështesë në integrimin e tyre, e më pastaj në Bashkësinë evropiane. Nëse nuk korrigjohen gabimet e së kaluarës ndaj shqiptarëve, atëherë historia do të përsëritet, por kësaj radhe në interes të shqiptarëve. Nuk do të kemi disa marrëveshje parciale, por do të kemi një marrëveshje të përjetshme dhe të përgjithmonshme.

Do të kemi marrëveshjen e formimit të një shteti të përbashkët shqiptar në të gjitha trojet e saj etnike. Ndryshe, do të vijnë në shprehje fjalët e ish-ambasadorit amerikan Xhorxh F. Wiliams se “Është larg mendjes që Evropa të mund të ushtrojë paqen duke humbur të drejtat e këtij kombi, ose duke e ndarë tokën e tij. Pa u siguruar liria e plotë e shqiptarëve është i pamundur ndalimi i luftës, dhe parimi për të ndarë tokën shqiptare, do të hapi një plagë të re e të helmatisur në politikën e Ballkanit…”

Kjo Evropë i ka borxh këtij populli jo me konferenca të përkohshme për zgjidhjen e problemeve të tyre, por për zgjidhjen e drejtë të çështjes së tyre, të çështjes së bashkimit dhe formimit të një shteti shqiptar në Ballkan, duke mos dëmtuar popujt tjerë. Formimi i shteteve etnike në Ballkan do të jetë çelësi kryesor i stabilitetit të këtij rajoni, sepse një Shqipëri Natyrale, Bullgari e Madhe, Greqi e Madhe dhe Serbi Normale do të jenë në gjendje të ruajnë balancën e paqes dhe stabilitetit në rajon. Të gjithë do të jenë të kënaqur dhe do të pamundësohet krijimi i krizave të reja në rajon në të ardhmen.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori