Universiteti i Prishtinës nuk do të ofroj studime në gjuhën turke e boshnjake për studentët e këtyre komuniteteve që do të regjistrohen në këtë universitet, ani pse provimin pranues ua ka mundësuar ta kenë në gjuhë e tyre amtare.
Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në UP, Afrim Hoti, tha për Kosovapress se përkthimi i testeve në gjuhën turke e boshnjake ka qenë ide e ministrisë së Arsimit derisa UP i ka ofruar lehtësirat në këtë aspekt.
“Ideja e MASHT-it si duket, sepse kjo ka rrjedhë nga MASHT. Universiteti i ka ofruar lehtësitë e duhura për t’iu bërë të mundur kandidatëve që të paktën provimin pranues ta kryejnë në gjuhën e tyre, ne kemi ndërmarrë masa dhe varësisht nga deklarimi i kandidatit e kemi bërë përkthimin e testit dhe kjo është bërë me qëllimin që të jemi sa më objektiv në kuptimin e hapjes ë dyerve për të gjithë kandidatët që vijnë nga radhët e minoriteteve dhe për të qenë pjesë e UP-së. Nuk jemi në gjendje që të ofrojmë studime të tërësishme, do të thotë të gjithë ciklin e studimeve në gjuhën turke ose në gjuhën boshnjake. UP deri më tani zhvillon programet e veta në gjuhën shqipe me përjashtim të disa programeve që tashmë kemi filluar në Fakultetin e Shkencave Politike në Fakultetin Ekonomik në disa nivele edhe studimin në gjuhën angleze”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, nëse përkthimi i testit pranues nga ana e profesorëve apo përkthyesve të caktuar e ka rrezikuar edhe konfidencialitetin e testit, Hoti tha se provimi pranues asnjëherë nuk ka qenë më i sigurt. Ai tregon se profesorët që e kanë përkthyer testin kanë qëndruar në karantinë derisa ka përfunduar i gjithë procesi.
“Rektorati i UP-së i ka marrë të gjitha masat dhe u ka ofruar mbështetje njësive akademike duke u ofruar përkthyes të gjuhëve të ndryshme. Disa njësi akademike kanë pasur kapacitetet e veta të brendshme prandaj në njërin variant a në variantin tjetër përkthimet janë bërë nga Universiteti i Prishtinës. Për konfidencialitetin jemi përkujdes në mënyrë të jashtëzakonshme që përkthimi të bëhet duke u futë profesorët në karantinë, në kuptimin e përkthimit, deri në momentin e fundit, dhe nga momenti i përkthimit pastaj testi është bartë menjëherë tek kandidatët. Prandaj nuk kemi të bëjmë absolutisht me humbje të konfidencialitetit, bile kësaj radhe mburremi me konfidencialitetin edhe për përkthimet, por në të njëjtën kohë edhe për gjithë mbarëvajtjen e procesit”, ka thënë prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në UP.
Hoti ka sqaruar se procedura e njëjtë vlen edhe për afatin e dytë të provimit pranues në UP, ku do të përkthehen testet. Ndërsa sa i përket kostos financiare të këtij procesi, ai ka thënë se nuk dinë për shifrat e shpenzuara.
Kujtojmë se Universiteti i Prishtinës u ka ofruar testin në gjuhën boshnjake dhe turke të gjithë minoritarëve që kanë konkurruar për regjistrim në UP në nivelin bachelor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toshkovski: Shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’u përgjigjet situatave të krizës, zjarreve, përmbytjeve
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!