Pa gola, por edhe pa pikë
S’do mend se futbolli është sporti numër një në botë. Me këtë sport merren me miliona njerëz anekënd botës. Është sport i cili zgjon kureshtjen e secilit njeri, madje kohëve të fundit ky sport sikur i ka ngjallur ndjenjat e çdo njeriu të çfarëdo profesioni.
Kohëve të fundit shohim nëpër tribunat e stadiumeve, kudo në botë, edhe personalitete të shumta, jo vetëm të jetës sportive, por edhe politikanë, njerëz të artit e të kulturës, madje edhe fëmijë të moshave shumë të vogla.
Viteve të fundit futbolli është bërë tashmë një industri e madhe, ku derdhen edhe shuma të mëdha parash për shitjen dhe blerjen e futbollistëve. Kohëve të fundit kemi lexuar e dëgjuar edhe për një shumë marramendëse, prej 250 milionë eurove për transferimin e futbollistit më të mirë të botës, argjentinasit Lionel Messi, nga Barcelona në Bayern të Munihut, skuadër kjo e cila që nga korriku i ardhshëm do të udhëhiqet nga spanjolli Pep Guardiola.
Me kalimin e kohës futbolli gjithnjë e më shumë është duke u shndërruar në një sport thuaja se të përsosur, ndërsa krahasuar me disa sporte të tjera, ku rregullat ndryshohen shumë shpesh, me futbollin nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Kjo sa i përket fushës së lojës, ndërsa sa i përket ndarjes së drejtësisë, viteve të fundit, më parë UEFA e tash edhe FIFA, e kanë ndryshuar numrin e gjyqtarëve, nga tre sa ishte më parë në pesë sish, ndërsa është duke u aplikuar edhe gjyqtari i katërt (i gjashtë), detyra e të cilit, pos tjerash, është edhe të bëjë të ditur edhe minutat shtesë të dhëna nga ana e gjyqtarit kryesor.
Gjeneratave më të vjetra u kujtohet fare mirë se për fitore skuadrave më parë u kanë takuar dy pikë, ndërsa për barazim një. Se futbolli ka lindur në Angli kjo nuk asnjëherë nuk ka qenë e diskutueshme. Prandaj, edhe anglezët, duke qenë më përpara popujve të tjerë, në vitet e tetëdhjeta sollën një ndryshim sa i përket numrit të pikëve për fitore, ndërkohë që pikët për barazim mbetën të njëjta. Në arsyetimin se pse skuadrës fituese duhet t’i takojnë tri pikë, krahasuar me dy që ishte më parë, anglezët ndër të tjera patën dhënë këtë shpjegim: që skuadrat të luftojnë në mënyrë sportive dhe që ndeshja të jetë më interesante dhe më tërheqëse për shikuesit, atëherë skuadrës fituese duhet t’i takojnë tri pikë.
Që në edicionin e parë u pa se anglezët patën të drejtë, pasi menjëherë u vërejt një angazhim shumë më i madh i futbollistëve në fushë, ndërsa tifozeria nëpër stadiume, duke e vërejtur rivalitetin e madh në fushën e gjelbër, ishte më e numërt në tribuna. Ndonëse në fillim kjo ishte vetëm një ide, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Anglisë menjëherë dhe pa asnjë hezitim morën vendim që, për ta bërë lojën sa më efikase dhe më tërheqëse, skuadrës fituese t’ia ndajnë tri pikë, ndërsa për ndeshjen që do të përfundonte me barazim, skuadrat do të merrnin nga një pikë, ashtu siç ishte edhe më parë.
Të gjithë e dimë se shikuesit dhe tifozët shkojnë të përcjellin ndeshje të cilat ngjallin emocione, ndërsa emocionin më të madh e shkaktojnë golat, të cilat edhe e përcaktojnë fituesin.
Para pak ditësh, në njërin prej emisioneve sportive, në një prej televizioneve të Shqipërisë, më ra ta lexoj edhe një thënie të njërit prej futbollistëve më të mirë të botës, sulmuesit të spikatur holandez, Marco van Basten, i cili kishte thënë: “Një ndeshje pa gola është si një dashuri pa puthje”. Kjo thënie e holandezit të njohur më bëri të mendoj për një propozim sa i përket ndeshjeve që përfundojnë me “rezultatin e bardhë”, pra pa gola. Nëse i referohemi edhe kësaj thënieje të Marco van Bastenit, por edhe faktit se tifozët shkojnë në ndeshjet e futbollit për të parë gola, atëherë propozoj që, nëse ndeshja përfundon pa gola (0:0), skuadrave përkatëse të mos i takojë asnjë pikë. Ma thotë mendja se është jonjerëzore që, fjala vjen, nëse një ndeshje përfundon me rezultat 3:3, skuadrat të marrin nga një pikë, ashtu siç marrin edhe skuadrat, që për 90 minuta lojë të mos shënojnë asnjë gol.
Një propozim i tillë mund edhe të studiohet nga ekspertët e ndryshëm, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë kufijve të shtetit tonë, ndërsa mendoj se nëse tifozët të paktën i shohin dy gola (për rezultatin e barabartë 1:1), atëherë ia vlen të shikohet një ndeshje. Por, nëse ajo nuk prodhon gola, atëherë tifozi, por edhe shikuesi i thjeshtë, do ta pyeste veten se pse e ka shikuar një ndeshje, që si përfundim e ka mos shënimin e të paktën një goli.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti