LAJMI I FUNDIT:

“P Diddy pagoi një vrasës për ta eliminuar Tupacun”

“P Diddy pagoi një vrasës për ta eliminuar Tupacun”

Një ish-anëtar i Policisë së Los Angelesit (LAPD), ka pohuar se reperi P Diddy angazhoi një vrasës me pagesë për ta vrarë Tupac Shakurin.

Shakur, 25-vjeçar, ishte vrarë në vitin 1996 në kohën kur në Amerikë kishte nisur rivaliteti i rap grupeve mes Bregut Lindor dhe Perëndimor, raporton The Sun.

Detektivi tani i pensionuar, Greg Kading ka thënë se vrasja ishte planifikuar nga Sean ‘P Diddy’ Combs, i cili në atë kohë ishte i njohur me nofkën Puff Daddy.


Kading gjithashtu ka pohuar se vrasja e shokut të ngushtë të Combsit, Christopher ‘Biggie Smalls’ Wallace gjashtë muaj më vonë, ishte bërë si shenjë hakmarrje për vrasjen e Tupacut.

Ish-polici në një dokumentar të publikuar së fundmi, ka thënë se Combs punësoi anëtarin e bandës “Crips”, Duane Keith “Keffe D’Davis” për ta vrarë Shakurin për 1 milion dollar, transmeton Koha.net.

Davis besohet se ishte vrarë për ta vrarë edhe menaxherin e Shakurit, Marion “Suge” Knight”.

Në vend të Knightit, “Keffe” vrau nipin e tij Orlando “Baby Lane” Anderson.