LAJMI I FUNDIT:

Ozil: Dua të bëhem legjenda e Gjermanisë

Ozil: Dua të bëhem legjenda e Gjermanisë

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, thotë se ai gjatë këtij Kampionati Botëror synon që të bëhet legjendë e gjallë e Gjermanisë.

Ozil hyn në këtë garë pas një sezoni relativisht të mirë me Arsenalin dhe tani ai thotë se dëshiron të bëhet legjendë e gjallë e Pancerëve në këtë kampionat.

“Gjermania ka legjenda të shumta të futbollit. Ata fituan aq shumë tituj, ata përfaqësojnë epoka të shumta. Unë admiroj atë që ato gjenerata kanë arritur dhe unë e di se çfarë lojtari jam”.

“Unë e shoh veten si ai lojtari organizator tradicional. Nuk do të ketë shumë prej tyre në Botëror. Dua të ndjek shembujt e mëdhenj të kombëtares gjermane dhe dua të bëhem legjendë. Dua ta fitoj Botërorin. Gjermania meriton që më në fund ta fitojë trofeun”, ka thënë Ozil. /Telegrafi/