LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Qasja në arsim dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve janë çështje jetike

​Osmani: Qasja në arsim dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve janë çështje jetike

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani vizitoi sot shkollën “Emin Duraku” në Prizren, për t’u njohur me procesin e regjistrimit të materialeve mësimore për nxënësit e Kosovës, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën turke dhe atë boshnjake.

Me këtë rast, Osmani falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë komunale të Arsimit për punën e jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe, dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e mësuesve dhe arsimtarëve në organizimin e mësimit.

Osmani theksoi se ofrimi i mësimit për të gjithë, përfshirë edhe gjuhët e komuniteteve është shumë i rëndësishëm dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona për të krijuar shoqëri demokratike, që i respekton të drejtat e secilit qytetar.


Ajo u shpreh e lumtur që pjesëmarrja e nxënësve në komunën e Prizrenit është e lartë, përfshirë edhe nxënësit e komuniteteve jo shumicë.

“Ne duhet të kujdesemi që secili nxënës të ketë qasje në mësimin online”, tha ajo.

Po ashtu, kryetarja Osmani vizitoi edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, për t’i falënderuar edhe një herë punëtorët shëndetësorë për punën e pakursyer në luftimin e pandemisë. Aty Osmani u takua me punëtorët e kësaj qendre mjekësore dhe udhëheqësit komunalë të shëndetësisë.

“Kujdesi ndaj jetës së qytetarëve është jetik, kurse investimi në shëndetësi është investim në shtetin e Kosovës”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori