LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nuk ekziston Aneks me 12 pika me Bullgarinë

Osmani: Nuk ekziston Aneks me 12 pika me Bullgarinë

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në intervistë për “TV21” tha se nuk ekziston asnjë Aneks me 12 pika, i cili u theksua nga zv. kryeministri Bullgar Krasimir Karaçanov.

“Nuk ka asnjë shtojcë prej 12 pikash për të cilën flet Karakaçanov”, tha Osmani.

Zv. kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Bullgar Krasimir Karakaçanov tha se Bullgaria ishte “në favor” të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe se “gjuha e urrejtjes kundër gjithçkaje bullgare” i shqetëson ata.


Ai tha se ka një shtojcë të marrëveshjes me 12 pika.

“Maqedonia e Veriut ka një shans për të marrë datë për negociata në janar ose shkurt, nëse ata nënshkruajnë aneksin me 12 pika që kemi paraqitur. Ekziston një imazh negativ i Bullgarisë në vetëdijen maqedonase, me kualifikime sulmuese”, tha ministri bullgar./Telegrafi/