Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, tha të enjten para fillimit të seancës se në Komision nuk është ndryshuar asgjë nga marrëveshja e arritur për demarkacionin ditë më parë, ndërmjet partive në pushtet dhe LDK-së.
Osmani tha se tash si duket AAK është në stresin e mosarritjes së votave për demarkacionin dhe gjuha ndaj LDK-së që po e ndihmon këtë proces është e turpshme.
“Tash si duket AAK është nën stresin dhe frustrimin e mos arritjes se votave të mjaftueshme brenda koalicionit. Gjuha dhe qasja që e kanë ndaj LDK-së si parti opozitare që po e ndihmon këtë proces është qasje e turpshme, e dëmshme…”, tha ajo.
Osmani tha se meqenëse nuk po arrijnë vet t’i kryejnë detyrat e tyre po gjejnë gënjeshtra të ndryshme në mënyrë që ta atakojnë LDK-në.
Ajo tha se funksionojnë me dokumente, që dëshmojnë atë që thotë ajo.
Osmani tha se në Komision ka sqaruar të gjitha dhe aty kanë qenë përfaqësuesit e AAK-së dhe të tjerëve në pushtet.
“…AAK-ja bën mirë t’i sqarojë problemet brenda koalicionit qeverisës dhe mos të hedh akuza të pabaza dhe me gjuhë të turpshme në raport me LDK-në…. Asnjë pikë, asnjë presje nuk është ndryshuar në Komision. Nëse anëtarët e partive tjera kanë pasur dyshime se diçka është ndryshuar është dashur ose të votojnë kundër, ose të kërkojnë sqarime shtesë ose kohë shtesë. Mirëpo nëse ata tani e kanë ndryshuar qëndrimin rreth një marrëveshje të arritur të enjten duhet të tregojnë drejtë e jo të manipulojnë me opinionin se kinse është bërë ndonjë ndryshim në Komision”, tha Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova