LAJMI I FUNDIT:

Oslo: Arrestohet një serb i dyshuar për krime në Kosovë

Oslo: Arrestohet një serb i dyshuar për krime në Kosovë

Një serb i dyshuar se ka bërë krime në Kosovë, është arrestuar në Norvegji, raporton gazeta Verdens Gang.

Sipas AFP-së, policia norvegjeze ka konfirmuar se arrestimi është bërë, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Gazeta norvegjeze, Verdens Gang, raporton se personi, emri i të cilit nuk është publikuar, ishte në listën e personave të kërkuar për krime të Misionit të OKB-së në Kosovë. Ky mision e kishte informuar policinë norvegjeze për praninë e personit në këtë vend.

Sipas gazetës, ai është i akuzuar për kërcënime dhe dhunë me qëllim të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova. /REL/