LAJMI I FUNDIT:

Organizohet konferenca biznesore ekskluzive regjionale në Shkup me temë “Shitja inteligjente dhe taktika marketingu për vitin 2015”

Organizohet konferenca biznesore ekskluzive regjionale në Shkup me temë “Shitja inteligjente dhe taktika marketingu për vitin 2015”

Si ta përshpejtojmë shitjen dhe ta rrisim profitin? Si ta targetojmë marketingun në epokën e rrjeteve sociale? Këto janë disa nga pyetjet që njëri nga folësit me të njohur në biznesin evropian – David Tovey do të ju përgjigjet në konferencën ekskluzive “shitja inteligjente dhe taktika marketingu për vitin 2015” që do të mbahet në Shkup më datën 28 Nëntor, në hotelin Bushi Resort and Spa.

Konferenca do të jetë intensive një ditore me rrjetëzim dhe eksperiencë biznesore për disa nga menaxherët më të suksesshëm në shitje dhe marketing, drejtorët ekzekutiv si dhe pronar të bizneseve.

Konferenca do të vizitohet nga shumë biznesmen të suksesshëm nga rajoni, me ç’rast ata do të shpalosin dhe diskutojnë teknikat moderne për implementimin e taktikave për marketing dhe shitje për vitin 2015, kënaqja dhe rritja e shitjes tek konsumatorët e moderuar si dhe avancimi i kompanisë një hap para konkurrencës. Programi është i plotësuar me sfida interesante për rrjetëzim, si dhe diskutime me disa nga biznesmen të suksesshëm nga rajoni.

Konferenca udhëhiqet nga folësi i mirënjohur, konsulent dhe autor i shumë librave të biznesit – David Tovey, folës inspirues për gati 30 vjet të shitjeve të shquara dhe rekorde në marketing, si dhe konsulent në shumë brende botërore. “ Si askush më parë, David na tregoi si t’i bashkojmë përpjekjet për shitje dhe marketing me efikasitet dhe inspirim, dhe me këtë kombinim të fuqishëm t’i arrijmë objektivat tona për vitin e ardhshëm në tregun konkurrues.” U shpreh njëri nga drejtorët ekzekutiv i cili ishte prezent gjatë konferencës së fundit në Londër.
I njëjti program është i hapur në Shkup më datë 28 Nëntor, për të cilin mund të informoheni më shumë në: www.biznisseminari.com/en .
Lajmi i mirë është se procesi për të aplikuar është ende i hapur si dhe personat reprezentues nga komuniteti i biznesit në Kosovë të cilët dëshirojnë që të marrin pjesë janë të mirëseardhur nga ana e organizatorëve. Kjo ngjarje është e rekomanduar për menaxherët dhe profesionistët e shitjes dhe marketingut, produkt dhe brend menaxherët, pronarët e kompanive dhe drejtorët ekzekutiv.

Për më shumë informata, vizitoni www.biznisseminari.com/en apo edhe kontaktoni në info@biznisseminari.com ose +389 (0)2 5201 832

Artikull i sponsorizuar