LAJMI I FUNDIT:

ORCA: UP avancoi katër profesorë kundërligjshëm

ORCA: UP avancoi katër profesorë kundërligjshëm

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA) ka verifikuar se komisionet vlerësuese të fakulteteve kanë rekomanduar për avancime në thirrje të ndryshme akademike në s’përputhje me rregullativën në fuqi 15 kandidatë nga Fakultetit i Inxhinierisë Mekanike dhe nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Kandidatëve të cilët nuk kanë pasur mjaftueshëm punime në revista shkencore ndërkombëtare, u janë vlerësuar si punime shkencore prezantimet në konferenca ndërkombëtare apo punime në revista potencialisht mashtruese.

“Për këtë situatë të krijuar mbajnë përgjegjësi anëtarët e komisioneve vlerësuese të fakulteteve të cilëve u është bërë e ditur mjaft mirë përgjegjësia për përmbajtjen e tabelave që ata kanë hartuar. Citojmë nga formularët e plotësuar: ‘Anëtarët e Komisionit vlerësues mbajnë përgjegjësi ligjore dhe etike lidhur me punimet e radhitura në këtë tabelë’”, thuhet në njoftimin e ORCA.


“5 kandidatët Salih Salihu, Mufail Salihaj, Azem Kyçyku, Mirlind Bruçi dhe Xhevat Berisha, në mbledhjen e mbajtur më 31 janar 2017,Senati i ka kthyer për shqyrtim në Këshillat e Fakulteteve në përputhje me rregullativën në fuqi. Këta janë vlerësuara negativisht nga ORCA”, thuhet në njoftim.

“6 kandidatë nuk kanë kaluar: Ahmet Shala, NaserLajqi, Nexhat Qehaja, Ramë Likaj, Rexhep Selimaj, Kurtesh Sherifi. Këta janë vlerësuar negativisht nga ORCA”.

Ndërsa, 4 kandidatët Vahid Avdiu, Ylber Limani, Ramadan Mazrekaj dhe Bedri Dragusha  të cilët kanë problem të ngjashme në përmbushjen e kritereve, janë aprovuar për thirrje akademike nga Senati.

“Te rasti i Ramadan Mazrekajt situata është edhe më e disfavorshme për të, sepse nuk e ka rekomanduar për thirrje as komisioni vlerësues i fakultetit të tij, por senati ia ka aprovuar avancimin. Pra, për arsye të panjohura zyrtare dhe duke mos zbatuar dispozitat ligjore, këta persona Senati i ka avancuar në thirrje të ndryshme akademike”, thuhet në njoftim.

Kriteret dhe metodologjia për avancimet akademike në UP

Lidhur me avancimet, procedurat rregullohen me “Rregulloren e Procedurave Vlerësuese për Zgjedhjen dhe Avancimin e Personelit Akademik në UP” në nenin 5, 6 dhe 7 ku përcaktohen qartë kriteret për avancime. Kjo rregullore plotësohet më tej nga një rekomandim i posaçëm i Senatit të UP, i cili detajon kushtet që duhet të përmbushin revistat shkencore ku publikohen punimet e vlefshme për avancim të stafit akademik. Këto dokumente derivojnë prej Statuti të UP, i cili trajton avancimet akademike në nenet 175, 176, 177.

Në këto dy dokumente thuhet se: Për thirrjen në profesor asistent duhet 1 punim në revista shkencore ndërkombëtare; Për thirrjen në profesor të asocuar duhen 3 punime revista shkencore ndërkombëtare; Për thirrjen në profesor të rregullt duhen 5 punime revista shkencore ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori