LAJMI I FUNDIT:

Opozita nuk voton për Aeroportin e Vlorës

Opozita nuk voton për Aeroportin e Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas votës kundër të anëtarëve të opozitës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, e cila do të hapë vende pune dhe do të ketë impakt në ekonominë e vendit.

“Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër? 100 mln EU investim, 1000 të punësuar të përhershëm super impakt ekonomik! JO duan çizme”, shkruan Rama.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës Damian Gjiknuri, shprehet se aeroporti i Vlorës do të jetë financim privat prej 100 mln euro, që do të sjellë një potencial të madh zhvillimi dhe punësimi jo vetëm për Vlorën por edhe për qytetin e Fierit, pasi nga ky projekt pritet të hapen 1000 vende të reja pune.


“Aeroporti do të sjellë një potencial shumë të madh zhvillimi, jo vetëm për zonën e Novoselës, por edhe për bashkinë e Vlorës, bashkinë e Fierit sepse ne e dimë që krijohet një zinxhir vlere ekonomike rreth aeroportit dhe cila është e matshme. Do të krijojë vende pune, jo vetëm në fazën ndërtimore, por jam i bindur që një aeroport i këtyre përmasave, që mendohet një investim rreth 100 milionë euro, do të ketë në mënyrë permanente në këtë zonë rreth 1 mijë vende të reja pune”.

Në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese ditën e hënë u shqyrtua ky projekt kaq i rëndësishëm, ku opozita votoi kundër me pretendimin se ky projekt nuk ofron transparencën e duhur.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi vetëm me votat e e mazhorancës projekt ligjin që autorizon qeverinë për të negociuar një kontratë koncesionare për ndërtimin e një aeroporti të ri ndërkombëtar në Vlorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori