LAJMI I FUNDIT:

Opozita “nuk lodhet” për mesazhin e Mogherinit

Opozita “nuk lodhet” për mesazhin e Mogherinit

Federica Mogherini edhe kësaj radhe në vizitën e saj që ia bëri Prishtinës, të shtunën, porositi klasën politike kosovare që ta arrijnë një marrëveshje për ratifikimin e Demarkacionit në mënyrë që të fitohet liberalizimi i vizave.

Mesazhi i saj edhe kësaj radhe “nuk kaloi” tek opozita, shkruan gazeta “Zeri”.

“Nëse Kuvendi e voton Demarkacionin, ne, BE-ja do të lëvizim shumë shpejt në procesin e liberalizimit të vizave”.


Ky ishte mesazhi i qartë që përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ia dha Prishtinës të shtunën në vizitën e saj zyrtare.

Opozita konsideron se është e padrejtë dhe gabim që në raport me shqiptarët e veçanërisht me Kosovën të aplikohen kritere e kërkesa të cilat e kushtëzojnë pabarazinë në mes të popujve. “Imponimi sjell krizë, shqetësim dhe indinjatë’, ka thënë kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymeri.

Ai ka ripërsëritur se “Vetëvendosje” së bashku me partitë tjera opozitare do ta kundërshtojnë fuqishëm Demarkacionin nëse vjen në Kuvend këtë javë.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike në vend kanë vlerësuar se mesazhi i Mogherinit po përdoret nga Qeveria për qëllime të saja. Ata janë të bindur se “zgjidhje nuk do të ketë”. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori