LAJMI I FUNDIT:

Opozita mocion të fshehtë mosbesimi ndaj Topallit

Opozita mocion të fshehtë mosbesimi ndaj Topallit

Opozita socialiste do të kërkojë mocion të fshehtë mosbesimi ndaj kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Hyrja në procedurën konkrete të mocionit do të diskutohet të mërkurën në një mbledhje të Grupit parlamentar socialist, bëri të ditur të hënën, e përditshmja “Shqip”. Deputetët socialistë do të përcaktojë hapat dhe mënyrën e mocionit.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama konfirmoi javën e kaluar se opozita do të kërkojë mocion mos-besimi ndaj kryetares së parlamentit dhe kryeministrit Berisha.

Por sipas medieve në Tiranë, socialistët kanë në shënjestër kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. /Telegrafi/