Përderisa Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur të procedojë në Kuvend për ratifikim marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, partitë politike opozitare, thonë se do të angazhohen që kjo marrëveshje, siç qëndron aktualisht, të mos kalojë.
Sipas tyre, për të zgjidhur ketë çështje duhet të formohet një komision i ri qeveritar me pjesëmarrje të ekspertëve vendor dhe përfaqësues të partive politike opozitare.
Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë vendim që të rikthehet në Kuvend duke potencuar se një nga angazhimet kryesore do ta ketë edhe angazhimin kundër ratifikimit të marrëveshjes aktuale për demarkacionin, që po paralajmërohet nga qeveria.
Ndërkaq dy subjektet tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje, duke kontestuar legjitimitetin e institucioneve aktuale. Vetëm institucionet e reja që dalin nga zgjedhjet, sipas këtyre dy partive opozitare, më pas do të mund të rihapnin temën e Demarkacionit.
Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se fillimisht qeveria duhet të anulojë marrëveshjen e 26 gushtit, dhe të shpallë të pavlefshme marrëveshjen e cila Kosovës ia humbë mbi 8 mijë hektarë të territorit.
Krasniqi thekson se për të ndryshuar gjërat në këtë drejtim duhet të formohet një komision i ri.
“Ne kemi nevojë për një komision i cili i përfshinë ekspertët më të mirë vendorë, që kanë dhënë argumente tash e 8 muaj, si dhe opozitën. Nuk ka kuptim që nën udhëheqjen e njerëzve të njëjtë nga qeveria dhe Kuvendi, të presim rezultate të reja. Ata njerëz ishin të gatshëm t’ia falin Malit të Zi mbi 8000 hektarë. Pse nuk do të jenë të gatshëm ta bëjnë këtë sërish”, tha Krasniqi.
Tutje, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje do ta kundërshtojë pa kompromis këtë marrëveshje, brenda dhe jashtë Kuvendit.
“Në këtë kundërshtim do të jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që ka vullnet t’i kundërshtojë sinqerisht këto marrëveshje të dëmshme për Republikën”, ka deklaruar Krasniqi në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
Banorët e brezit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, vazhdojnë t’u bëjnë thirrje autoriteteve të vendit që të gjejnë një zgjidhje tjetër veç asaj që është arritur për shënjimin e vijës kufitare me shtetin fqinj.
Ata thonë se marrëveshja e arritur vitin e kaluar në Vjenë, ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është e pranueshme, pasi që siç deklarojnë banorët, një pjesë e madhe e tokave të Kosovës mbetet jashtë territorit të saj.
Edhe Ahmet Isufi, nënkryetar i partisë politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi duhet të ndryshoj.
“Për çështjen e Demarkacionit duhet të jetë një ekip profesional i cili ka edhe njohuri e edhe argumente të cilat do të mund vinin në shprehje. Meqenëse Mali i Zi, ka ofruar edhe rishqyrtimin e çështjes së demarkacionit, atëherë shteti i Kosovës në këtë rast do të duhej që të krijonte një komision të ri i cili do të mundësonte përkufizimin e drejt të vijës kufitare”, tha Isufi.
Lidhur me këtë çështje, në Kuvend, por edhe jashtë tij, opozita për gjashtë – shtatë muaj kishte organizuar protesta, duke kërkuar anulimin e marrëveshjes.
Subjekti i tretë opozitar, Nisma për Kosovën thotë se qeveria duhet të formojë një komision të ri për demarkacionin me Malin e Zi.
Enver Hoti, deputet i partisë Nisma thotë se komisioni duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe se në të mund të marrin pjesë edhe ekspertë ndërkombëtare.
“Komisioni si i tillë duhet të shkarkohet apo suspendohet që Qeveria të formoj një komision tjetër, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës, ekspertë të tjerë shtesë, ku do të vinin te një gjendje reale faktike e cila do të ndihmonte në ruajtjen e sovranitetit, integritetit e territorit të vendit dhe pastaj edhe daljes nga kjo situatë ku është futur vendi”, tha Hoti.
Pak ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë, se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi duhet të zgjidhet sa më shpejt.
Zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, por edhe ata të Kuvendit, në vazhdimësi u kanë bërë thirrje partive politike opozitare që paraprakisht të ulen dhe të gjejnë një pajtim para se Kuvendi të procedojë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Sidoqoftë, pas propozimit pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian, tani ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, mbetet kushti kryesor që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian ta miratojnë fillimin e zbatimit të liberalizimit, e që pritet të ndodh brenda 90 ditësh./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vrau me thikë Martin Canin, Mario Përlleshaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë

Instituti PREVENT publikon raportin “Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm”

Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vjedhje në një banesë në Prishtinë, policia arreston tre të dyshuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës