LAJMI I FUNDIT:

Opozita braktisë sallën e parlamentit

Opozita braktisë sallën e parlamentit

E plotësuar- Opozita braktisi të enjten sallën e Kuvendit të Shqipërisë pas debatesh të ashpra që përfunduan në grushta, midis deputetëve dhe konfrontim me të paktën njërin nga gardistët që sigurojnë sallën.

Parlamenti shqiptar ka rifilluar seancën, edhe pse ka një tension mjaft të madh midis mazhorancës dhe opozitës. Deputetët socialiste vazhdojnë të qëndrojnë të grumbulluar para foltores së parlamentit, ndërkohë që flet ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Deputetët socialistë vazhdojnë të bërtasin për të mos e lënë Imamin të flasë, ndërkohë që kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, nuk pranoi t’i japë përsëri fjalën kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, duke thënë se i takon ministrit Imami. /Telegrafi/