LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Ofiqari” vë në pranga falsifikatorin

Operacioni “Ofiqari” vë në pranga falsifikatorin

Pas një hetimi disamujor, Njësia e hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Ofiqari” që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari për falsifikim të dokumenteve dhe kontrabandë me migrantë.

Bazuar në informatat e siguruara përmes procesit hetimor, me urdhër të Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe me asistimin e Njësive Mbështeste Operative të Prishtinës si dhe të Stacionit të Policisë në Podujevë, NJHDPK ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, Ylber. B në fshatin Letancë të Podujevës.

Policia në kuadër të realizimit të planit policor të koduar me emrin “Ofiqari” ka gjetur dhe konfiskuar dëshmi dhe prova të shumta që konfirmojnë dyshimet se i dyshuari ka prodhuar, prokuruar apo siguruar dokumente të rrejshme të udhëtimit, të identifikimit etj.


Në këtë rast, gjatë realizimit të kontrollit policia ka gjetur mbi 100 dokumente të ndryshme zyrtare të Republikës së Serbisë (të zbrazëta dhe të plotësuara) që dyshohet se janë të falsifikuara apo që shërbejnë për falsifikimin apo sigurimin dokumente serbe, thuhet në raportin e PK-së, i cili shton se policia konfiskuar dokumente të ndryshme si dhe një revole prodhimi jugosllav.

I dyshuari 45-vjeçar Ylber.B është arrestuar dhe pas konsultimit me Prokurorinë atij i është caktuar masa e ndalimit policor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori