Në Spitalin Medicine si shpeshherë në këto katër vjet, u krye me sukses operacioni i radhës në zemër të hapur tek pacientja 60 vjeçare e cila kishte katër arterie të ngushtuara.
Specialistët e spitalit, kirurg të zemrës, si është rregulli kanë shfrytëzuar një arterie nga gjoksi dhe tri të tjera nga këmba e pacientes, për t’i zëvendësuar arteriet e zemrës të mbyllura nga sëmundja, duke i shpëtuar jetën 60 vjeçares, së cilës gjendja i është përkeqësuar rëndë ditëve të fundit.
Shkaku primar i gjendjes kritike të pacientes ishte sëmundja nga diabeti, me të cilën ajo ballafaqohej tash e 20 vite.
“Përveç sëmundjes së diabetit, shkaqe tjera që kontribuan në rritjen e rrezikut dhe në paraqitjen e problemeve në zemër ishin obeziteti dhe shtypja e lartë e gjakut, që si pasojë rëndom kanë ngushtimet në arterie të zemrës, me të cilat pastaj pacientët vështirë përballen”, deklaruan më tutje mjekët specialistë në Spitalin Medicine.
“Operimi, i cili vlerësohet të jetë shumë i suksesshëm, është bërë në zemër të hapur me bashkëpunim të ekipit mjekësor të përbërë nga kardiologë, kardiokirurgë, anesteziologë e staf tjetër mbështetës profesional. Bashkarisht shpëtuam jetën e pacientes”, deklaruan kardiokirurgët e Spitalit Medicine.
Mësohet se pacientja i bëri të gjitha analizat në Tiranë dy muaj më parë dhe u këshillua t’i nënshtrohej operimit në afat të shkurtë kohor.
Pas analizave, pacientja mund të udhëtonte në Francë ose në Tiranë për të bërë operimin por, ajo zgjodhi Spitalin Medicine dhe vendosi të operohej në Kosovë.
“Spitali Medicine është i vetmi institucion shëndetësor që bën operime në zemër të hapur në Kosovë”, sqaruan më tutje mjekët e spitalit.
Spitali Medicine aktualisht mund të cilësohet si njëri prej spitaleve më të mira në Kosovë në fushën e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë. Kjo dëshmohet me numrin e intervenimeve të kryera, disa sosh të komplikuara e komplekse, siç ishte edhe operimi në zemrën e hapur i pacientes 60 vjeçare.
“Raste të tilla si rasti i fundit, edhe njëherë dëshmojnë profesionalizmin dhe përvojën e gjatë të kardiokirurgëve në Spitalin Medicine. Me anë të operimit shumë të suksesshëm ne arritëm që pacientes t’ia rikthejmë rrjedhën e gjakut në muskujt e zemrës, duke përmirësuar kështu funksionin e zemrës. Rezultatet tanimë janë të shkëlqyera dhe gjendja shëndetësore e pacientes është stabile”, deklaroi Dr. Ali Hocaoglu, drejtor i përgjithshëm në spitalin Medicine.
Përmes shërbimeve profesionale, Spitali Medicine, vazhdon të përcaktoj standarde të nivelit ndërkombëtar në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, duke ofruar trajtim të duhur në kohë të duhur, përmes stafit profesional, mbështetur nga pajisjet më të avancuara mjekësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania