LAJMI I FUNDIT:

Opel po e kthen në jetë Frontera

Opel po e kthen në jetë Frontera

Frontera i ri do të ketë një kabinë të gjerë, e cila duhet të tërheqë blerësit që kërkojnë një automjet familjar kompakt.

Emri Frontera është i njohur për adhuruesit e veturave dhe markës Opel për një kohë të gjatë. Automjeti jashtë rrugës i bazuar në Isuzu MU arriti një popullaritet të madh në vitet 1990, kryesisht falë aftësive të tij jashtë rrugës.

Tani Opel ka paralajmëruar rikthimin e emrit Frontera, pra modelin që do të prezantojë në treg këtë vit. Prodhuesi gjerman thotë se do të jetë një SUV që do të jetë i disponueshëm me një veturë elektrike tashmë në fillim të shitjeve.


Opel Frontera do të ketë shumë hapësirë në kabinë, e cila duhet të tërheqë blerësit që kërkojnë një automjet familjar kompakt. Përveç versioneve elektrike, priten edhe motorë benzinë dhe hibridë plug-in.

Lind pyetja, cilit segment do t’i përkasë Forntera?

Duke pasur parasysh që Opel po prezanton një pasardhës të SUV kompakt Grandland këtë vit, disa media po spekulojnë se Frontera do të jetë një version i zgjeruar i atij automjeti. Marka simotër Peugeot po bën diçka të ngjashme me modelet 3008 dhe 5008.

Nga ana tjetër, spekulohet se Frontera e re është pasardhëse e modelit aktual Crossland.

Në çdo rast, mund të harroni Fornteran e vjetër me shasinë klasike të çelikut që mbante trupin me motor. Modeli i ri do të jetë një SUV familjar me trup vetëmbështetës, i cili do të ketë edhe funksionalitete të shumta, vetëm një strukturë paksa ndryshe. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Kalo në kategori