LAJMI I FUNDIT:

Omega 3 për dhëmbë të shëndetshëm

Omega 3 për dhëmbë të shëndetshëm

Po, acidet yndyrore Omega-3 janë të mira jo vetëm për sistemin kardiovaskular, sytë dhe eshtrat, bëjnë të ditur studimet e reja të shkencëtarëve japonez.

Hulumtimet e zhvilluara për pesë vite në 55 persona me moshë mesatare 74 vjet, kanë treguar se personat të cilët kanë pasur nivel të ulët të acideve Omega-3 kanë qenë për 1.5 herë më shumë të prirë për parodontozë dhe sëmundjet tjera të dhëmbëve.

Konsumimi i përditshëm i së paku 635 miligramëve Omega-3 është i mjaftueshëm për të shfaqur efekt anti-inflamator. Në të vërtet prapa paradentozës qëndron një baktere e cila nxit reaksionet inflamatore të ndërmjetësuara nga acidi arakidonik dhe eikosanoidet e tij, që shkatërron ashtin alveolar (rrënjën e dhëmbit) si dhe indin lidhor dhe atë të dhëmbit.

Disa studime madje e kanë lidhur parodontozën edhe me sëmundjet kardiovaskulare, duke marrë parasysh se prapa të dyjave qëndron përgjigja inflamatore, dhe zgjidhjen e kanë mbështetur te konsumimin sa më të madh të acideve të pangopura yndyrore Omega-3./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori