Talenti 19-vjeçar i KH Prishtinës, Oltion Beshiri, është njëri ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë. Ai po i mahnit adhuruesit e këtij sporti me paraqitjet e tij prej një lideri të vërtetë, teksa po vazhdon të korr suksese me skuadrën e tij.
Oltioni gjatë vitit 2013 shijoi sukses të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij duke u kurorëzuar kështu me titullin e Kampionit dhe Kupën e Kosovës, sukses të cilin Oltioni ia atribuon të gjithë lojtarëve, pasi që sipas tij, pa ndihmën e tyre nuk do të arrinte asgjë.
Oltionin është lehtë ta dallosh nëpër ndeshjet e Prishtinës, pasi gjithmonë bie në sy për depërtimet e tij të shpejta dhe pothuajse në çdo lojë shënon afro 10 gola. Bashkëlojtarët e duan, të gjithë trajnerët flasin mirë për të, e mbi të gjitha tifozët e vlerësojnë aq shumë saqë këtë vit e shpallën si sportistit më të mirë të vitit në Prishtinë, duke e mposhtur kështu konkurrencën e Edmond Azemit e Dardan Berishës.
Ne kemi kontaktuar me Oltionin për t’i bërë disa pyetje rreth karrierës së tij, sfidave, ëndrrave dhe të ardhmen e tij, për më shumë lexoni intervistën në vazhdim.
Telegrafi: Si ka mundësi që një 19-vjeçar të arrijë të bëhet një lojtar kaq i rëndësishëm për skuadrën e tij dhe njëkohësisht njëri ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë?
Oltioni: Puna që kam bërë viteve të fundit bashkë me ekipin kanë ndikuar që Prishtina të ketë nevojë për secilin lojtar dhe secili lojtar të ketë rëndësinë e tij. Edhe unë me punën që kam bere si personale edhe ekipore kam arritur të jem pjese e rëndësishme e hendbollit dhe e Prishtinës. Nuk do të isha aq i rëndësishëm nëse nuk do të kisha përkrahjen e bashkëlojtarëve me të çilet jemi në lidhje shumë të qartë dhe me të vërtetë jemi një ekip i lidhur në mes vetë. Të gjitha këto ndikojnë që të kem edhe unë suksese ne karrierën personale mirëpo kur marrim parasysh që hendbolli është sport kolektiv, atëherë kur individët janë të rëndësishëm formohet ekipa e madhe. E tillë është Prishtinës.
Telegrafi: Çfarë kuptimi ka hendbolli për Oltionin dhe cila është skuadra e ëndrrave tuaja?
Oltioni: Hendbolli është jeta, është gjithçka që jam rritur me të dhe dëshiroj të vdes me të. Me është bere pjesë e përditshmërisë. Definitivisht këtë sport e shijoj në maksimum dhe për asnjë çmim nuk do të largohesha nga ai. Do të doja që karriera të më shkojë pa lëndime të mëdha dhe kujdesi i shtuar për trupin do të ishte mrekulli. Dëshira e çdo sportisti është të largohet nga Kosova për në ndonjë ekipë evropiane dhe poashtu kjo është dëshire edhe e imja. Do të doja të transferohesha në ndonjë ekipë të madhe evropiane, mirëpo dëshira ime është për tu kthyer prapë ne ekipin HSG Wetzlar në të cilën kam zhvilluar më shumë se një muaj prova.
Telegrafi: Meqë e përmendët se keni qenë më shumë se një muaj për t’u provuar në Gjermani, na tregoni si kaluat atje, pse u kthyet përsëri në Kosovë dhe sa dallon hendbolli gjerman prej atij kosovar?
Oltioni: Po kam qenë në prova në Gjermani në një ekipe shumë të madhe si HSG Wetzlar dhe kjo më është mundësuar nga xhaxhai im i cili gjendet në Gjermani. Pritja nga ana e ekipit ishte e mrekullueshme dhe me të arritur në Wetzlar më kanë pritur mjaft mirë. Fillimi ishte i vështirë për t’u ambientuar duke marrë parasysh që disa lojtarë ishin nga Serbia dhe nuk ishte e lehtë për mua, mirëpo edhe me ata lojtarë kemi kaluar shkëlqyeshëm. Në Kosovë u ktheva për shkak të probleme me dokumentacion, probleme të cilat po vazhdojnë ta përcjellin Kosovën dhe probleme të cilat siç po shihet nuk po largohen assesi, që sportistëve t’u hapet rruga në arenën ndërkombëtare. Dallimi në mes hendbollit kosovar dhe gjerman është shumë i madh sepse Gjermania ka ligën më të fortë në botë kurse Kosova ende është ligë amatore. Mirëpo, kam marrë lëvdata nga trajnerët gjermanë dhe të gjithë besojnë se hendbolli kosovar është ne rritje të nivelit dhe kapacitetit. Një ditë do të jemi afër me ekipet e Ballkanit.
Telegrafi: Tani që sezoni vjeshtor ka mbaruar, a do ta shohim edhe në stinorin pranveror Oltionin përsëri të Prishtina? A besoni se mund t’i mbroni titujt e fituar në sezonin e kaluar (Titullin e Kampionit dhe Kupën e Kosovës)? Kë e shihni si rival kryesor për titull?
Oltioni: Nëse të gjithë lojtarët e tanishëm qëndrojmë në Prishtinë atëherë me siguri që Prishtina përsëri do të jetë pretendenti kryesor për titull, çdo lojtar që ka Prishtina është pjesë kryesore e klubit dhe nëse një lojtar largohet atëherë do të prishet edhe zemra e ekipit. Do të dëshiroja që asnjë të mos largohet nga Prishtina mirëpo normalisht edhe un do të dëshiroja të qëndroja në Prishtine, me klubin besoj që do të vazhdoj kontratën në fillim të muajit janar. Prishtina gjithmonë do të jetë dhe do të mbetët pretendente për titull, ketë vit e kemi më vështirë sepse kemi një Besa Famiglia shumë të fortë dhe të përforcuar mirë. Nuk i dihet, do ta japim edhe atomin e fundit që t’i mbrojmë dy trofe aq të çmueshëm. Prishtina me kryesinë dhe lojtarët po bëjnë punë të shkëlqyeshme.
Telegrafi: Rishtazi, kryesia e Plisave ju ka zgjedhur si sportistin më të mirë të vitit 2013 në Prishtinë, si e vlerësoni ju këtë mirënjohje dhe sa ka ndikuar kjo tek ju?
Oltioni: Kjo mirënjohje definitivisht është një shtytje e madhe për mua që të punoj edhe më shumë, besoj dhe shpresoj që ketë çmim që na dhanë Plisat, sepse ky çmim i takon secilit lojtarë të Prishtinës, e unë isha një ambasador i tyre do t’ua kthejmë Plisave me dinjitet dhe me sa më shumë trofe. Kush më mirë se tifozët di t’i vlerësojë ekipet dhe lojtaret. Plisat na vlerësuan dhe e çmojmë ketë vlerësim dhe do të mundohemi që gjithmonë ti gëzojmë me fitimin e sa më shumë trofeve.
Redaksia e Telegrafit i uron sukses të madh Oltionit në të ardhmen dhe urojmë që ëndrra e tij të realizohet sa më shpejtë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ylli i Real Madridit vazhdon si i dyshuar në rastin e skandalit seksual me fëmijë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-132335-380x233.jpg)
Ylli i Real Madridit vazhdon si i dyshuar në rastin e skandalit seksual me fëmijë
![Adana Demirspor braktisi ndeshjen kundër Galatasaray, presidenti i klubit merr vendimin e papritur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/adanademirspor-380x233.jpg)
Adana Demirspor braktisi ndeshjen kundër Galatasaray, presidenti i klubit merr vendimin e papritur
![Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rrr-380x233.jpg)
Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt
![Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lindon-emerllahu-780x439.jpg)
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj
![Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/chelsea-milan-780x439.jpg)
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë
![Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Collina-780x439.jpg)
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë
![Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-112014-780x439.jpg)
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier
![Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-103134-780x439.jpg)
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi
![Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-095706-780x439.jpg)
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht