LAJMI I FUNDIT:

Ofendoi sovranin e shtetit, dënohet me 33 vjet burg aktivistja

Ofendoi sovranin e shtetit, dënohet me 33 vjet burg aktivistja

Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh, u dënua me shtatë vjet burgim, raportoi media lokale në Iran.

Një gjyqtar në Gjykatën Revolucionare të Teheranit i tha agjencisë së lajmeve ISNA se Sotoudeh u dënua me pesë vjet për “komplot kundër sistemit” dhe dy vjet për “fyerjen” e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Megjithatë, bashkëshorti i Sotoudeh, Reza Khandan, i tha Radios Evropa e Lirë se asaj i është thënë më 9 mars se është dënuar me 33 vjet burgim dhe 148 goditje me kamzhik për akuzën e dytë.


Sotoudeh, bashkëfituese e Çmimit Saharov të Parlamentit Evropian për lirinë e mendimit, është arrestuar në qershor të vitit të kaluar dhe është urdhëruar të vuajë një dënim pesëvjeçar, i cili i është shqiptuar në mungesë në vitin 2016.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Qeveria amerikane dhe Parlamenti Evropian e kanë dënuar arrestimin e avokates, e cila në vitin 2018 ka përfaqësuar disa gra të ndaluara për heqjen e shamive të tyre në publik – veprim ky i ndaluar me kodin islamik të Iranit. Sotoudeh i ka mohuar akuzat kundër saj.

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë

"Në tregti si në hokej, ne do të fitojmë": Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë zotohet të fitojë luftën tregtare me Trump

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori