Nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK) sot ka filluar Java Botërore e Ndërmarrësisë, partner në organizimin e së cilës është edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Gjatë kësaj jave, në 180 shtete të botës do të organizohen aktivitete të ndryshme me qëllim të promovimit të ndërmarrësisë dhe inkurajimit të aktiviteteve ndërmarrëse.
Për të shënuar fillimin e kësaj jave, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një video mesazhi të dedikuar për Odën Amerikane, u është drejtuar ndërmarrësve duke theksuar se ndjehet e gëzuar që një rini që ende ballafaqohet me kufizime të shumëta, me vullnet dhe përkushtim po then kufinjtë e së mundurës, dhe me shpirtin e saj krijues po trajton sfida lokale dhe botërore.
Ajo gjithashtu theksoi rolin e ndërmarrësisë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
“Ndërmarrësia krijon vende të reja të punës, stimulon konkurrencën, nxit inovacionin dhe rrit produktivitetin ekonomik dhe shoqëror. Institucionet duhet të ofrojnë përkrahje për të nxitur ndërmarrësinë dhe zhvilluar tutje sektorin privat, si gjeneruesin kryesor të vendeve të punës në Kosovë” u shpreh Osmani.
Ndërsa, fillimin e aktiviteteve të saj për këtë javë, Oda Amerikane e shënoi me një forum virtual rreth ekosistemit të bizneseve në vend, gjatë së cilit panelistët ofruan një rishikim të përgjithshëm mbi mënyrat se si një ekosistem i tillë duhet t’i shtojë vlerë zhvillimit ekonomik të vendit, derisa diskutuan edhe rolin e hisedarëve përkatës të cilët mund të kontribuojnë në këtë qëllim.
Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, theksoi rëndësinë e shtuar të sektorit privat në ekonominë e vendit, derisa foli edhe për veprimet e ndërmarra nga Qeveria për të siguruar mos-rënien e shpenzimeve publike gjatë kësaj kohe të krizës, të cilat kanë efekt pozitiv në mbijetesën e sektorit privat.
Tutje, ai përmendi edhe nevojën për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, meqë i njëjti sipas tij adreson nevojat më emergjente të sektori privat dhe mundëson qasje më të lehtë në financa për biznese.
Valdrin Lluka, shef i rritjes në kompaninë Solaborate, gjatë këtij forumi cilësoi si sfidë mungesën e shkathtësive të avancuara të fuqisë punëtore, që rrjedhimisht krijon mos-plotësimin e vendeve të punës të ofruara nga kompanitë.
Tutje, Lluka foli edhe për investimet publike, ndërsa shtoi se të njëjtat janë kyçe për krijimin e ekosistemeve të shëndosha të bizneseve, që padyshim gjenerojnë vende të punës si dhe ndihmojnë në tërheqjen e investimeve.
Sipas tij, një sfidë tjetër në zhvillimin e bizneseve është edhe ekonomia jo-formale e cila krijon konkurrencë të padrejtë në treg.
Remzi Uka, kryeshef ekzekutiv i kompanisë AFAM, njëherit edhe moderator i këtij forumi, duke iu referuar raporteve nga Banka Botërore theksoi se Kosova renditet në pozita relativisht të mira sa i përket fushës së të bërit biznes, të cilat bazohen në dhjetë faktor mjaft gjithëpërfshirëse sidomos në aspektin e dhënies së kredive që tregon një sektor të fuqishëm bankar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës