LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qytetarët do të përballen me mungesë të druve për ngrohje

OBRM-PDUKM: Qytetarët do të përballen me mungesë të druve për ngrohje

OBRM-PDUKM-ja thotë se këtë sezon të ngrohjes qytetarët do të përballen me mungesë të madhe të drurit për ngrohje. Ndërsa këtë thotë se e bazon në të dhënat zyrtare të raportit të punës së Ndërmarrjes së Pyjeve.

Opozita maqedonase thotë se na pret dimër i rëndë pasi që është ulur prodhimi dhe furnizimi me dru për ngrohje.

OBRM-PDUKM-ja akuzon pushtetin, përkatësisht ministrin e Bujqësisë Nikollovski dhe kryeministrin Kovaçevski për politikat e gabuara dhe për siç thekson paaftësinë për të siguruar dru për ngrohje.


“Për vetëm 7 muaj këtë vit është ulur në mënyrë drastike prodhimi dhe furnizimi i vendbanimeve me dru për ngrohje. Përkatësisht krahasuar me vitin e kaluar ulja është për 30.765 metra kub, ndërsa ulje ka edhe në shitjen e drurit për ngrohje për 42.528 metra kub.

Në depot e Pyjeve të Maqedonisë ka vetëm 26.925 metra kub dru. Raporti tregon se pjesa tjetër është blerë nga shitësit privat dhe kompanitë që fitojnë tenderë nga ndërmarrja publike dhe i shesin me çmim dyfish më të lartë. Nëse çmimi në Pyjet e Maqedonisë për metër kub është 2500 denarë, në depot private çmimi lëviz nga 5 deri në 6 mijë denarë për metër kub, përkatësisht dyfish më shumë”, deklaroi Cvetan Tripunovski, OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori