LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Prokuroria të nis hetime për frikësim të familjarëve të Gruevskit

OBRM-PDUKM: Prokuroria të nis hetime për frikësim të familjarëve të Gruevskit

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp akuzoi qeverinë për maltretim të anëtarëve të partisë së tyre, si dhe keqpërdorim të institucioneve shtetërore.

Arsovski kërkoi përgjegjësi për aksionin e mbrëmshëm të policisë për ta arrestuar Gruevskin, i cili rezultoi i pasuksesshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që ndodhi mbrëmë në selinë e partisë, ishte përndjekje politike nga Zaevi dhe LSDM. Anëtarët e partisë u kontrolluan dhe keqtrajtuan nga pushteti. Dje ishim dëshmitarë të keqpërdorimit klasik të institucioneve. Personat e dyshuar u dërguan në MPB, për t’i frikësuar. Spasovski dhe Sheqerinska duhet të përgjigjen për praninë e veturës së Ministrisë së Mbrojtjes tek selia e partisë. Duam të dimë se kush i informoi mediumet për aksionin e policisë. Kërkojmë nga Prokuroria Publike të nisë lëndë për maltretimin e familjarëve të Gruevskit dhe anëtarëve tjerë të partisë. Zaevi dje dëshiroi të frikësojë ata që mendojnë ndryshe nga ai. OBRM-PDUKM dhe Maqedonia janë viktima të Zaevit”, tha mes tjerash Arsovski.


Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)
Lexo po ashtu Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)

Pas paraqitjes së Gruevskit se është në Budapest të Hungarisë, Arsovski u pyet nëse kanë pasur kontakte me ish-kryeministrin, ndërsa ai tha se nuk kanë pasur kontakte me Gruevskin dhe se nuk e dijnë ku ndodhen.

“Nuk kam informacione as për kërcënimet që ka marrë, megjithatë besoj se është ashtu”, tha shkurt Arsovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori