LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Për vetëm një vit, demokracia në Maqedoni ka rënë nga 20% në mbi 61%

OBRM-PDUKM: Për vetëm një vit, demokracia në Maqedoni ka rënë nga 20% në mbi 61%

Anketa e “Eurothink” nxori në pah paaftësinë e plotë të qeverisë. Duke u nisur nga niveli i korrupsionit në sistemin shtetëror, mosbesimi në institucionet, si dhe mendimi i qytetarëve se shteti nuk po ecën në drejtim të drejtë, rezultatet për demokracinë në shtet janë katastrofike, thuhet në komunikatën e sotme të OBRM-PDUKM-së.

“Edhe pse slogani kryesor i LSD-së në zgjedhjet e kaluara ishte kthimi i demokracisë, ata nuk bënë asgjë më shumë, por se si e zmbrapsën demokracinë në Maqedoni. Rreth 61% e qytetarëve besojnë se në vend nuk ka demokraci. Ky është rezultat i mosrespektimit të të drejtave të njeriut, mohimit të së drejtës së shprehjes dhe fjalës së lirë, censurës së përditshme dhe kërcënimeve ndaj mediave.

Për vetëm një vit, rezultatet e pyetjes “A është Maqedonia vend demokratik”, pakënaqësia dhe përgjigja negative u rritën për 21%. Në vitin 2021, 40% e qytetarëve vlerësonin 1 dhe 2, ndërsa në vitin 2022, 61% e qytetarëve.


Pikërisht për shkak të politikave të tilla katastrofike të qeverisë së paaftë të LSD-së dhe BDI-së, mijëra qytetarë po largohen çdo ditë. Rritja e nivelit të korrupsionit dhe krimit, mosbesimi në institucionet, politikat e këqija ekonomike, fatkeqësia në arsim, si dhe mungesa e demokracisë janë tregues real se kjo është qeveria më e paaftë dhe më kriminale në Maqedoni.

Sa më gjatë të jetë kjo qeveri në kolltukët e rehatshëm, aq më shumë do të fundoset shteti. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhen menjëherë për të dalë nga kjo situatë”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori