LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nevojiten protokolle urgjente nga autoritetet për linë e majmunit

OBRM-PDUKM: Nevojiten protokolle urgjente nga autoritetet për linë e majmunit

Sistemi shëndetësor në Maqedoni është në kolaps të plotë. Pacientët ikin nga testimi, ndërsa autoritetet shëndetësore pa protokolle trajtimi për sëmundjen ngjitëse “lija e majmunit”. Sërish, ashtu si me Covid-19, autoritetet shëndetësore janë vonuar me protokollet dhe mënyrën e trajtimit dhe izolimit me këtë pandemi të re që po përhapet masivisht në të gjithë Evropën dhe botën, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM pyesin se kush do të kishte qenë përgjegjës nëse pacienti që nuk pranoi të testohej, pasi e gjetën disi, do të ishte pozitiv për këtë infektim?

“A do të mbante përgjegjësi ministri apo komisioni nëse ky person do të infektonte bashkëqytetarët e tij me linë, sepse ne nuk jemi të përgatitur në asnjë mënyrë të përballemi me pandemitë.


Mijëra bashkëqytetarë tanë vdiqën nga Covid-19 sepse nuk kishim vaksina në kohë, nuk kishim kapacitete të mjaftueshme në spitale për të pritur pacientë, por kjo qeveri e papërgjegjshme nuk e nxori mësimin nga pandemia e Covid-19. Prandaj pyesim sërish, kur do të dalin me protokolle ministri Bekim Sali dhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive për këtë pandemi të re të “lisë së majmunit”? A duhet të na ndodhë sërish i njëjti skenar si me Covid-19?

Autoritetet duhet të ndalojnë ndjekjen e tenderëve dhe të pasurohen në kurrizë të shëndetit dhe jetën e qytetarëve. Të merren masa urgjente që të mos përsëritet si rasti i parë i dyshuar, që fatmirësisht është negativ për këtë sëmundje. Papërgjegjësia e organeve shëndetësore duhet të ndalet, sa nuk është vonë”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Lajme
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori