LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Maqedonia me Zaevin u shndërrua në vend në të cilin pushteti po pasurohet, ndërsa populli paguan

OBRM-PDUKM: Maqedonia me Zaevin u shndërrua në vend në të cilin pushteti po pasurohet, ndërsa populli paguan

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Qeveria e paaftë e Zaevit interesohet vetëm për pasurim personal, dhe jo për shëndetin e qytetarëve dhe interesin e shtetit”.

“Ditë e re dhe ne kemi numër treshifror me të infektuar të rinj. Gjatë ditës së fundit ka 115 të infektuar dhe tre të vdekur. Maqedonia me këto numra po bëhet rekordere në një milion banorë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia është i vetmi vend ku falimenton banka dhe 100 mijë xhirollogari kanë mbetur të bllokuara. Kjo tregon se Zaevi, thonë nga kjo parti, në vend se të kujdeset për popullin, ata janë kujdesur që të tërhiqen paratë e Angellovskës nga banka Eurostandard.


“Vet Zaevi thotë se e kanë ditur në Qeveria se banka po falimenton, ndërsa Nina deklaronte se nuk e ka ditur dhe rastësisht ka hequr depozitën prej 250 mijë eurove”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Maqedoni shtrenjtoi rrymën elektrike në kohe pandemie dhe se Maqedonia me Zaevin u shndërrua vend ku pushteti po pasurohet, ndërsa populli paguan për paaftësinë e tyre dhe për krimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Lajme
Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori