LAJMI I FUNDIT:

Objekti i rinovuar i Gjykatës Speciale në Hagë (Foto)

Objekti i rinovuar i Gjykatës Speciale në Hagë (Foto)

Ndërtesa e vjetër e policisë evropiane EUROPOL në Hagë të Holandës po rinovohet për tu kthyer kështu në objektin e Gjykatës Speciale për Kosovën.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ku shihet renovimi i disa pjesëve të objektit.

Gjykata Speciale është themeluar në gusht të vitit 2015 nga Kuvendi i Kosovës, me 89 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime përmes miratimit të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.


Më 7 shkurt 2017, u emëruan nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, autoriteti emërues, Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë.

Ndërsa, avokati i popullit në Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar është emëruar, Pietro Spera, e kryeprokuror i Gjykatës Speciale është emëruar prokurori amerikan Jack Smith.

Po ashtu, Gjykata Speciale ka akredituar edhe 87 avokatë profesionistë të fushës së drejtësisë nga Kosova, Serbia, dhe një numër vendesh të tjera. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori