LAJMI I FUNDIT:

Obama mund të caktojë një republikan për zv.president

Obama mund të caktojë një republikan për zv.president

Senatori Barack Obama kandidat presidencial i demoktratëve po planifikon një vizitë në Irak ku do të jetë i shoqëruar nga senatori republikan Chuck Hagel dhe ai demokrat Jack Reed, raporton CNN duke shpalosur kështu elemente nga plani i Obamas për caktimin e zëvendës presidentit nëse arrin ta mund kundërshtarin John McCain.

Përfshirja e republikanit Hagel si anëtar i delegacionit zyrtar të Kongresit amerikan në Irak po i jep flakë spekulimeve ekzistuese se Obama mund të zgjedhë një republikan për postin e zëvendës-presidentit amerikan me qëllim të fitimit të votave të zgjedhsve tëcilët nuk identifikohen me demokratët dhe republikanët.

Hagel publikisht e ka pranuar se nominimi i tij si zëvendës president mund të ndodhë në të ardhmen. Hagel mund të jetë poashtu kandidat i mirë për postin e sekretarit të mbrojtjes pavarësisht se kush e fiton presidencën e radhës. Analistët demokratë pohojnë se edhe senatori demokrati nga Rhode Island Jack Reed është kandidat potencial për njërin nga postet më të kërkuara në administratën e presidenciale. Reed ka sfond të pasur lidhur me çështjet e sigurisë dhe ushtrisë. /CNN/