LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi ia çon dy gishta Edi Ramës, ja si reagon ai (Video)

Nxënësi ia çon dy gishta Edi Ramës, ja si reagon ai (Video)

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar sot, ndërtesën e rikonstruktuar të Liceut Artistik të Tiranës, shkollës ku edhe ai vetë ka studiuar në rininë e tij. Ai e konsideroi Liceun, “një nga vatrat më të çmuara të ekselencës shqiptare”.

Ndërkohë që Rama ishte duke folur për mësuesit e këtij liceu dhe veçanërisht, për rritjen e pagave të tyre dhe sakrificat e veçanta, ndodhi dhe një episod që u kalua me humor prej tij. Një nxënës i Liceut i ngriti Ramës, dy gishtat e simbolit “liri demokraci” nga fundi i sallës, duke tërhequr vëmendjen e Kryeministrit.


Rama e la në mes atë ç’ka ishte duke thënë për mësuesit dhe iu drejtua atyre me fjalët: “…Dhe ma kini kujdes atë me dy gishta, se me shumë gjasë ka mundësi të jetë një gjeni i keqkuptuar.”

Kryeministri njoftoi mësuesit e Liceut Artistik edhe për një rritje të pagave për tan ë veçanti:

“Më vjen mirë që ky transformim i rëndësishëm vjen bashkë me rritjen e rrogave të mësuesve dhe mësuesve që e meritojnë në mënyrë të veçantë, jo se kanë sakrifica të mëdha si kolegët e tyre që duhet të shkojnë në shkolla të larta, por se kanë një sakrificë shpirtërore sepse nuk iu duhet të punojnë vetëm me mendjen për të futur në kokën e nxënësve konceptet e matematikës dhe fizikës, por se duhet të punojnë me pjesën delikate, shpirtin, kështu që në këtë pjesë unë kërkoj që ju të jeni edhe më delikatë në këtë pjesë…dhe…ma kini kujdes atë me dy gishta, se me shumë gjasë ka mundësi të jetë një gjeni I keqkuptuar,” përfundoi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori