LAJMI I FUNDIT:

Nxehet Guardiola

Nxehet Guardiola

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është nxehur dhe ka shpërthyer ndaj lojtarëve të tij para stërvitjeve të djeshme.

Sport shkruan se Guardiola, i zemëruar pas paraqitjes kundër Almerias gjatë të shtunës, iu ka mbajtur rreth gjysmë ore ‘ligjërata’ lojtarëve të tij.

“Ne duhet të gjallërohemi ose e gjithë puna jonë e mundimshme do të jetë asgjë këtë sezon. Ne nuk do të fitojmë ASGJË”, kishte filluar fjalimin e tij Guardiola.

Lojtarët ishin tronditur nga zemërimi që vinte nga Guardiola, i cili iu ka thënë lojtarëve të mos arsyetohen me asgjë pas humbjes.


“Gjithçka është në mendje. Kur këmbët tuaja nuk përgjigjen, kjo është sepse ju nuk jeni të motivuar”, ka shtuar mes tjerash trajneri i Barcelonës./Telegrafi/