Numri divorceve bashkëshortore dita ditës është në rritje.
Vetëm në gjykatën e Kërçovës në 75 ditët e fundit janë parashtruar rreth 33 kërkesa për divorce.
Por është gjinia femërore e cila vuan më shumë në aspektin financiar.
Ka raste kur gratë pas divorcit mbeten rrugëve.
Në bazë Ligjore këtë temë e diskutuam me kryetaren e gjykatës së Kërçovës Amdje Zenkun e cila tregoi ligjërisht se si shkon ndarja e pasurisë pas divorcit. Si një fakt që shumë pak dihet, ajo potencoi se gratë që divorcohen dhe nuk kanë të ardhura, procedura juridike gjatë divorcit është falas.
“1.Çdo pasuri e krijuar ose fituar gjatë kohës kur çifti kanë qenë bashkë, ndahet në proporcion të njëjtë, ndërsa pasuria e trashëguar nuk ndahet. Qoftë me fëmijë çifti apo pa fëmijë.
2. Fëmijët pas ndarjes i takojnë prindërit, i cili ka më shumë kushte dhe të ardhura dhe alimentacion merr prindi i cili ka fëmijën nën përkujdesje.
3.Alemntacion pas ndarjes për një kohë të pa caktuar i takon një gruaje e cila nuk është e aftë për punë dhe nuk punon, nëse gruaja është e aftë, punon ose ka punuar nuk i takon alimentacion”, sqaroi Amdije Zenku, Kryetare e Gjykatës, Kërçovë.
Gratë e divorcuara dhe pa të ardhura, si shpresë të vetme ata i shohin Qendrat Sociale dhe kërkojnë banesa sociale, të cilat Qendra Sociale nuk i posedon, sepse ato jepen me kritere të caktuara nga Ministria për Transport dhe Lidhje.
Punonjësja sociale Dragica Naumovska thotë se ka shumë raste me gra të pashkolluara të cilat kanë qenë të varura nga burri dhe tani ndjehen të humbura.
“Ata që nuk kanë, ata që nuk dinë se si të gjinden, të pashkolluara mjaftueshëm që të mund të vetë të prosperojnë në tregun e punës, vijnë tek ne, gra të cilat nuk janë të sigurta në vetën e tyre dhe të cilat çdo herë kanë qenë të varura nga burrat e tyre, edhe më herët nga prindërit dhe familjarët e tyre, ata tani ndjehen të humbura, nuk dinë çfarë të bëjnë dhe si të gjinden në gjithë këtë situatë, kemi shumë shpesh raste të këtilla, por siç thash në fillim mundohemi që maksimalisht familjen ta angazhojmë pavarësisht sa janë të revoltuar që t’i ndihmojnë vajzën e tyre, nënën, gruan etj”, Dragica Naumovska, punonjëse sociale.
Naumovska thotë se situatën më lehtë e kalojnë grat e pavarura ekonomikisht, ndërsa sa u takon resurseve shtetërore për ndihmë janë shumë të vogla me të cilat mund tu ndihmohet kategorive të tilla të grave të divorcuara.
Edhe të dhënat e entit për statistika tregojnë se si në vend ashtu edhe në BE më shumë gra jetojnë në varfëri se sa burrat. Në vitin 2020 ka pasur më pak raste divorci krahasuar me vitin 2019. Por edhe pse statistikat ende nuk janë të publikuara nga informacionet në terren mësojmë se numri i divorceve është rritur dukshëm në vitin 2021./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa