Pavarësisht rritjes së çmimeve të biletave dhe aspekteve klimatike, gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin shërbimet e linjave ajrore. Qielli po mbushet gjithnjë e më shumë me aeroplanë.
Inflacioni, rritja e biletave ajrore dhe ndryshimet klimatike nuk i kanë penguar njerëzit të fluturojnë, shkruan Deutsche Welle.
Sipas të dhënave të kompanisë Flightadar24, e cila monitoron lëvizjen e aeroplanëve, më 6 korrik të këtij viti është regjistruar numri më i madh i fluturimeve komerciale që nga viti (që nga viti 2006) ajo mban evidencë.
Në atë ditë, sipas Flightradar24, kishte gjithsej 134,386 aeroplanë në qiell. Në atë numër nuk përfshihen aeroplanët privatë apo aeroplanë mallrash, por vetëm ato komerciale, d.m.th. pasagjer.
Dhe Eurocontrol, i cili mbikëqyr hapësirën ajrore në Evropë, thotë se vendosi një rekord javën e kaluar. Të premten, në qiellin mbi Evropë janë regjistruar rreth 35 mijë fluturime komerciale, që është më së shumti se nga qershori i vitit 2019, pra nga koha para shpalljes së pandemisë së coronavirusit. Në atë kohë, në një ditë u regjistruan rreth 37 mijë aeroplanë, që është ende një rekord për zonën e Evropës.
Pas kufizimeve shkaku i coronavirusit, industria e aviacionit sot po përballet me një rimëkëmbje të plotë. Globalisht, vëllimi i trafikut aktual ajror arriti në 96.1 për qind të vëllimit të majit 2019, tha Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror IATA.
Efekti i inflacionit?
Rritja e kostos së udhëtimit ajror qartazi nuk i trembi pasagjerët: sipas portalit Chek24, në mars të këtij viti turistët gjermanë duhej të paguanin mesatarisht 21 për qind më shumë për fluturimet brenda Evropës – krahasuar me vitin e kaluar. Pavarësisht kësaj, kërkesa për bileta ajrore është rritur ndjeshëm.
“Pas COVID-19 ka një nevojë të madhe për të kompensuar atë që ka munguar”, shpjegon eksperti i turizmit, Torsten Kirstges nga Universiteti Jade në Wilhelmshaven.
“Ata që kanë pasur mundësi të udhëtojnë më parë, në shumicën e rasteve mund ta bëjnë këtë edhe kur çmimet rriten me dhjetë apo njëzet për qind. Shumë arritën të kursenin diçka gjatë coronavirusit, megjithëse rezervat financiare të shumë njerëzve u shkrinë për shkak të inflacionit”, pohoi ai
Mbrojtja e klimës?
Rritja e kërkesës është e qartë se nuk ndikohet nga shqetësimet për pasojat e ndryshimeve klimatike. Kirstges thotë se çështja e qëndrueshmërisë apo një lloj “turpi” për përdorimin e transportit ajror është e pranishme, por që praktikisht nuk ka asnjë ndikim të madh në sjelljen praktike. Vetëm disa heqin dorë nga udhëtimi për arsye që lidhen me qëndrueshmërinë, shton ky ekspert.
Aviacioni përbën rreth tre për qind të emetimeve globale të dioksidit të karbonit. Megjithatë, ajo që vihet re është rritja e pritshmërive të klientëve nga ofruesit e udhëtimeve.
“Industria pritet të bëjë diçka për qëndrueshmërinë, por klientët nuk janë plotësisht të gatshëm të heqin dorë nga rehatia në këtë kontekst”, thotë Kirstges.
Destinacionet mesdhetare
Sipas ekspertit gjerman, destinacionet më të njohura të linjave ajrore në sektorin e aranzhimit të paketave janë kryesisht destinacionet në Mesdhe, përfshirë vendet e Afrikës së Veriut. Destinacionet standarde si Spanja, Greqia dhe Turqia janë ende shumë të njohura, thotë Kirstges. Përveç kësaj, kërkesa për udhëtime në Amerikën e Veriut, Azi dhe Afrikë është në rritje, shton ai.
Për sa u përket përdoruesve të shërbimeve gjermane të Lufthansa-s, destinacionet më të njohura aktualisht janë ato në Detin Mesdhe, dhe përveç kësaj – destinacionet në veri të Evropës. Linja ajrore gjermane “për arsye të konkurrencës në treg” nuk ka dashur të specifikojë se cilat ishin qëllimet.
Linja ajrore me kosto të ulët Ryanair rendit Spanjën, Greqinë dhe Portugalinë si destinacionet më të njohura për pasagjerët e saj.
“Ryanair aktualisht po zbaton orarin më të gjerë të fluturimeve verore ndonjëherë, që është 30 për qind më shumë se përpara koronës dhe më shumë se 3200 fluturime ditore në më shumë se 230 destinacione”, tha një zëdhënëse e kompanisë së shërbimit publik ARD.
Rritje edhe në të ardhmen
Studiuesi i turizmit, Kirstges parashikon: numri i udhëtimeve ajrore do të vazhdojë të rritet në të ardhmen. “Gjermanët do të vazhdojnë të udhëtojnë shumë në të ardhmen, si dhe kombet e tjera. Kinezët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë dhe njerëzit nga Amerika Veriore dhe Jugore po përdorin gjithnjë e më shumë shërbimet e linjës ajrore”, deklaroi ai.
Sipas tij, kjo mund të ndryshojë nëse çmimet e fluturimeve rriten ndjeshëm, dhe atë me një vendim politik, me qëllim mbrojtjen e klimës, e cila do të pasohej nga një rënie e kërkesës.
“Shikuar nga pikëpamja e mbrojtjes së klimës, mund të shpresojmë vetëm se teknologjitë do të shfaqen falë të cilëve gjithçka do të jetë diçka më e qëndrueshme, ose se çmimet do ta zgjidhin atë”, beson Kirstges. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania