LAJMI I FUNDIT:

Nuk shkon askund pa sixhade faljesh dhe nuk e heq kurrë hixhabin: Si u bë autoritet manekinia Halima Aden

Nuk shkon askund pa sixhade faljesh dhe nuk e heq kurrë hixhabin: Si u bë autoritet manekinia Halima Aden
getty images

Historia e jetës së një manekineje që nuk e heq kurrë hixhabin është shumë frymëzuese dhe u dërgon mesazh të fortë femrave

Rregullat e modës ndryshojnë nga sezoni në sezon, megjithatë ka edhe nga ato të përjetshme që çdo femër duhet të ndjekë. Përveç kësaj, mosha mund të diktojë edhe stilin e veshjes, dhe në përputhje me rrethanat, ekspertët kanë rënë dakord për disa gjëra që një grua pas të 50-ave nuk duhet t’i veshë kurrë.

Përveç gjërave të përmendura më sipër, feja mund të luajë një rol të madh edhe kur bëhet fjalë për stilin.


Një nga eksponentet më të mëdha të “modës islame” është supermanekinia Halima Aden, e cila arrin të balancojë karrierën e saj të manekines me parime strikte, transmeton Telegrafi.

– Mundohem të falem pesë herë në ditë, por jo gjithmonë ia dal – thotë Halima dhe shton – Një nga kujtimet e mia më të paharrueshme është vrapimi me një sixhade faljeje gjatë Javës së Modës në Nju- Jork, duke kërkuar një vend për t’u falur. Për këtë përdoret shpesh një dyqan grimi ose studio.

Kjo vajzë e re është manekinia e parë me hixhab që ka pozuar për kopertinën e revistës britanike “Vogue” dhe e cila është shfaqur me burka në faqet e revistës amerikane “Sports Illustrated”, ku më së shumti shfaqen manekinet gjysmë të zhveshura.

Para dy vjetësh ajo u bë manekinia e parë me hixhab, e cila nënshkroi kontratë me një prej agjencive më të mëdha të modës, IGM Models.

– Mos ndryshoni veten, por rregullat e lojës – thotë Halima.

View this post on Instagram

A post shared by Halima (@halima)

Halima ka lindur në një kamp refugjatësh në Kenia. Familja e saj është me origjinë nga Somalia. Në mesin e viteve ’90, ata po iknin nga një prej luftërave më të përgjakshme në kontinentin afrikan.

Nëna e saj eci për 12 ditë përpara se të arrinte në Kenia. Kur Halima ishte gjashtë vjeç, ajo u shpërngul në SHBA me nënën dhe vëllain e saj. Lidhja me babanë e Halimes ka humbur gjatë luftës.

Pas konkursit, Halima mori një ofertë për të bashkëpunuar me një nga agjencitë më të mëdha të modës në botë, IGM Models.

Ajo pranoi, por vendosi kushtin që të marrë pjesë në xhirime dhe të dalë në podium vetëm nëse mban hixhab – “Hixhabin e kam që nga fëmijëria, për mua është një pjesë e pazëvendësueshme e garderobës sime të përditshme, njësoj si një palë këpucësh.”

Halima ka kërkesa strikte kur bëhet fjalë për veshjet që reklamon. Ajo nuk e lejon që t’u tregojë njerëzve asgjë përveç fytyrës, duarve dhe këmbëve. Kjo shkruhet edhe në kontratën e saj.

profimedia

Hixhabi është zgjedhja ime personale

Për shumë njerëz në botën myslimane dhe më gjerë, hixhabi ka qenë prej kohësh më shumë se thjesht një veshje. Disa e shohin atë si një simbol të nënshtrimit dhe paligjshmërisë, ndërsa të tjerë e shohin atë si një mundësi për të shmangur vëmendjen e panevojshme dhe një shenjë lirie të brendshme.

Në disa vende, një grua nuk mund të dalë në rrugë pa hixhab, pa pasur frikë se do të rrihet ose futet në burg.

Kritikët thonë se pista e veshur me hixhab dhe paraqitjet e mbulesës së Halimës, me dëshirë ose jo, e promovon hixhabin si një aksesor të domosdoshëm për gratë në botën myslimane, duke i bërë kufizime të tilla normale.

– Në asnjë vend të botës, asnjë grua nuk duhet ta mbajë hixhabin kundër dëshirës së saj dhe as ta heqë atë me detyrim. E mbaj hixhabin sepse më bën të bukur dhe më jep vetëbesim – përgjigjet Halima.

E pyetur nëse mund të dilte një herë në podium pa hixhab, ajo thotë:

– Kjo do të ishte në kontradiktë dhe do të privonte të gjithë idenë nga kuptimi, kundërshtoi ajo. Nëse duam të jetojmë në një shoqëri ku një grua ka të drejtë të vendosë vetë, atëherë është gabim që ju të më pyesni për këtë. Në fund të fundit, më heq të drejtën për të veshur diçka që më bën të bukur dhe të sigurt. Dhe ky është hixhabi im.

– Pavarësisht se çfarë stili veshjeje zgjidhni, ju jeni të denjë për respekt, mbështetje dhe dashuri. Ky është mesazhi im.

Ndonëse sot në çdo hap shohim më së shumti lakuriqësi dhe modë që është në kufirin e vulgares dhe të neveritshmes, kjo vajzë e re tregoi se disa rregulla nuk duhet verbërisht të respektohen dhe se këmbëngulja për veten dhe ëndrrat është gjëja më e rëndësishme. /Telegrafi/