Nuk po mërzitem se ata po na rrejnë…
… por po më vjen inati se pse po mendojnë që ne po iu besojmë?!
Mua, por besoj edhe shumicën e shqiptarëve të arsyeshëm të republikës së Kosovës, aspak nuk duhet t’i ketë befasuar lajmi mbi lejimin e vizitës të fundit së presidentit serb Tadiq nga ana e institucioneve tona, që në prag të festave ortodokse Pashkët, ta vizitoj manastirin e Deçanit..
Parulla boshe e përsëritur shpesh nga qeveritarët tanë aktual në pushtet se kinse “pa parashtruar paraprakisht kërkesën dhe pa marrë lejen nga institucionet vendore, asnjë zyrtar dhe funksionar i lartë nga Serbia nuk mund ta vizitoj Kosovën”, ka qenë dhe, edhe më tej do të mbetet parullë farse e një “gajreti përplot ethe”, sikur thotë populli, e cila si arsyetim naiv, nga fanatikët e shumtë që verbërisht po i besojnë deklaratave boshe të pushtetarëve tanë, ende po pranohet si e vërtet.
Ajo që inkurajon në këtë rast është se, fatlumësisht, kohën e fundit numri i tyre dita-ditë po zvogëlohet.
Thënë, shkurt e shqip, tani më, edhe pulat në kotec dhe zogjtë në lisa, po e dinë se kush vërtet “kullet” sot në Kosovën e “pavarur” dhe “sovrane”. Pa dyshim se, shumë mirë e di këtë edhe populli. Ai, si “sovran i vërtetë”, edhe përpos dinjitetit të vetë të shkelur dhe të mëkëmbur në këto raste, edhe më tej mundohet t’i kuptoj këta qeveritar tanë në pushtet. Të duket sikur ata ju thonë:”Flisni ju sa të doni dhe krekosuni sa të mundeni, po ne jeni të bindur që ju praktikisht nuk keni asgjë në dorë”.
Pa dyshim! Të gjithë e kemi në dijeni këtë. Por, nuk mund ta marr me mënd se pse ata nuk tentojnë që ta kuptojnë vetveten në raport me situatën politike reale në të cilën “de facto” dhe “de jure” shtrihet fuqia e “pavarur” dhe “sovrane” e vendimmarrjes së tyre.
A thua, pse ata vazhdimisht kanë nevojë që në prag të paralajmërimit të ndonjë vizite të çfarëdo zyrtari të lartë serb në Kosovë, të na japin këso “gajrete” të rrejshme “përplot ethe”; ngjashëm si kjo e fundit e ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Kosovës z. Pajaziti, se gjoja “pa kërkuar së pari leje nga institucionet e Kosovës, Tadiqit nuk do t’i lejohet hyrja në territorin e Kosovës”.
E, në fakt, Tadiqi serb, jo vetëm që trijunfalisht hyri në Kosovë, por ai fare nuk kërkoi leje prej asnjë institucioni kompetent shtetëror të Republikës së Kosovës.
Edhe unë i kapluar nga kurioziteti i tepruar për këtë vizitë, shëtita nga pak në internet. Ishin tejet interesante reagimet e menjëhershme të shumë lexuesve tanë nëpër faqe të ndryshme shqiptare të internetit ku ishte botuar kjo deklaratë e tij.
Nga reagimet e shumta të lexuesve, më tepër dominonte skepticizmi se Tadiqit do t’i ndalohet hyrja në Kosovë që në kufi; se ai kurrsesi nuk duhet t’i ndalohet por duhet t’i lejohet hyrja… e deri tek propozimet më radikale përplot emocione se nëse vërtetë Tadiqi hyn në Kosovë, atëherë, ministrit Pajaziti, nuk i mbetet asgjë tjetër veçse të jep dorëheqje të parevokueshme.
Këtyre lexuesve të fundit me këso ide për dorëheqje, menjëherë do t’jua heq vesvesen. Çka do që të ndodhi dhe sido që të veprohet me hyrjen apo mos-hyrjen e Tadiqit në Kosovë, menjëherë le ta harrojnë ata kërkesën për dorëheqjen e ministrit Pajaziti! Sepse, institucioni i dorëheqjes si akt i lart moral i përgjegjësisë udhëheqëse individuale, në politikën tonë kosovare kaherë është i panjohur. E, sot këtë vlerë të lartë morale, më së paku e kanë të njohur ministrat e kësaj qeverie aktuale, shumica e të cilëve, për mossukseset e tyre të gjertanishme, kaherë është dashur ta marrin një hap të tillë.
Dhe…më në fund, zaret u hodhën! U vendos ashtu sikurse pritnim dhe parashikonim shumica nga ne më të arsyeshmit. Tadiqit ju lejua hyrja në Kosovë!?
Prononcimi i mëvonshëm i kryeministrit tonë se “nëse presidenti i Serbisë bën çfarëdo deklarimi politik që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atij do t’i ndalohet hyrja në Kosovë në të ardhmen, qoftë në kapacitet privat apo zyrtar”, na ngjason me ato kërcënime infantile kalamajsh alla “veq edhe një herë shaj me nënë dhe të tregoj….hajt, hajt edhe njëherë… hajt vetëm edhe një herë dhe shohim …!
Eeee…çka të them në fund? Asgjë! Veç më duhet të pranoj se fare nuk po brengosem që këta politikanë tanë vazhdimisht po na rrejnë, por, thjesht , po më vjen inati se ata gjithnjë po mendojnë që ne po i besojmë…?!!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin