LAJMI I FUNDIT:

Nuk përjashtohet mundësia që në Kosovë të hiqen para kohe masat e fazës së dytë ndaj COVID-19

Nuk përjashtohet mundësia që në Kosovë të hiqen para kohe masat e fazës së dytë ndaj COVID-19

Asocacioni i Komunave të Kosovës sot ka kërkuar nga institucionet që të shkurtojnë fazën e dytë të rihapjes me pretekstin se humbjet ekonomike mund të jenë të mëdha.

Ministria e Shëndetësisë është vendimmarrësja për shumicën e çështjeve që lidhen me menaxhimin e kësaj pandemie, në bazë të kompetencave të bartura nga Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës emergjente me COVID-19 dhe bazuar në Ligjin për menaxhimin e sëmundjeve ngjitëse.

Nga kjo ministri thonë se janë duke bërë rivlerësimin e situatës dhe se nuk përjashtohet mundësia e lirimit të masave të fazës së dytë më herët se që është paraparë.


“Sipas vendimeve të MSH-së është zhvilluar Plani për hapjen graduale ekonomike dhe tash është duke u zbatuar faza e dytë e kësaj hapjeje. Faza e tretë është paraparë të nisë më 1 qershor, ndërkohë që, rivlerësimi për shumë veprimtari është duke u bëre tani, përfshirë ceremonitë fetare, tregjet e tjera, palestrat, qendrat e kujdesit ditor, qendrat tregtare, parqet dhe veprimtari të tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH, për Klan Kosova.

Kjo ministri që ka kompetencat për vendimet e tilla, thotë se të tjerët mund të japin rekomandimet dhe opinionet e tyre, por se vendimet merren bazuar në raportet profesionale.

Komunat kërkojnë shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj coronavirusit
Lexo po ashtu Komunat kërkojnë shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj coronavirusit

“MSH merr vendime duke u bazuar në rekomandimet e institucioneve të saj kompetente për vlerësime profesionale sikurse është IKSHPK. Edhe të tjerët, normalisht, kanë të drejtë të japin opinionet dhe propozimet e tyre, bazuar edhe në praktikat e vendeve të tjera; të marrin edhe vendime brenda niveleve të përgjegjësive të tyre, por vendimmarrja në nivel qendror për pandeminë COVID-19 bëhet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim edhe me institucionet dhe nivelet e tjera, përfshirë edhe komunat”.

Në fazën e tretë është paraparë lirimi i plotë i gastronomisë, veprimtari të arsimit të lartë sikurse provimet; pastaj testet e maturës dhe të arritshmërisë; hapja e kinemave e teatrove, hapja selektive e aktiviteteve sportive etj.

MSH thotë se kjo listë nuk e përjashton mundësinë që të hapen më parë se që është parashikuar edhe veprimtari të tjera, varësisht prej situatës epidemiologjike në vend.

Komunat kërkojnë që të shkurtohet faza e dytë e rihapjes së vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

Siguri
Kalo në kategori